Report Tv sjell historinë e 67-vjeçarjes në Tiranë, e priti Kurban Bajramin në rrugë e pa ushqim: Mbledh kanaçe për të mbijetuar

9 Korrik 2022, 19:21| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 19:27

  • Share

Jo të gjithë festuan Kurban Bajramin në Tiranë. Pranë xhamisë “Dine Hoxha”, Vjollca Kaso lutet dhe  zgjat duart. Beson tek kjo festë, e njohur edhe si dita e flijimit për myslimanët. Dikush do të ulet pranë saj për ta bekuar me ushqim. Por përveç disa qindarkave, asgjë më shumë.

“Hajde shikoni në shtëpi asgjë s’ka nëna.”

E braktisur nga të afërmit, varfëria e ka detyruar nga Vlora të jetojë në Tiranë. 67-vjeçarja prej dy vitesh përpiqet përveç ushqimit të paguajë qiranë e shtëpisë, 10 mijë lekë, në Kamëz.

Pensioni nuk i del as për vaktin e darkës, kur kthehet nga një ditë e gjatë duke mbledhur kanaçe dhe shishe plastike.

“Atë reston pastaj qe me ngelet nga pensioni lyp, dal nëna natën që mbledh kanaçe dhe shishe. Jam e lodhur e raskapitur.”

Vjollca do të vazhdojë të dalë në cepa rrugësh edhe pasi ne largohemi. Do të kërkojë ndihmë jo vetëm në këtë ditë feste. Kjo grua e trishtuar e më dhimbje nuk është e vetme në metropol...Ka shumë të tjerë që shtrijnë dorën

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 09/07/2022 19:32

    Pune jevgjsh gjelle qensh…….!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?