Report Tv sjell pamjet ekskluzive! Lironte të fortët, ja ku jetonte gjyqtarja Enkelejda Hoxha, 5 persona në 65 m2! E ëma: E kërcënonin, mirë që ma arrestuan vajzën se do ma vrisnin

10 Mars 2021, 17:34| Përditesimi: 10 Mars 2021, 18:14

  • Share

A ka marrë para kjo gjyqtare e kryqëzuar si shembulli i korrupsionit? Për herë të parë nga oborri i SPAK ishte vajza e mitur e Enkelejdës e cila dha një tjetër version. 13 vjeçarja betohej që nëna e saj nuk kishte  marrë kurrë para por ishte detyruar të shkelë ligjin.

"Ajo ka pasur një arsye shumë të fortë për t'i liruar ata. Vetëm kur ka një arsye shumë të fortë. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët", thoshte ajo.

Për mikrofonin e ReportTv nëna e gjyqtares ka një falënderim dramatik. Ajo uron kryeministrin Edi Rama pasi sipas të moshuarës nëse vajza e saj gjyqtare nuk do të ishte arrestuar do ishte vrarë nga bota e krimit.

"Edi Ramën që ma burgosi vajzën e falënderoj shumë. Do ma kishin vrarë", thotë nëna.

"Ne skemi dashur që t'i hapim telashe. Për shembull, tek ekspozita në orën 7:30 të mbrëmjes para disa ka vërshëllyer një tullë kaq e madhe përpara tyre dhe vajzës së vogël. Nuk e gjetën dot kush e hodhi dhe ne nuk informuam", denoncon babai.

Këto janë pamje ekskluzive që report tv sjell nga banesa e gjyqtares, një apartament 65 m2 në lagjen Komuna e Parisit në katin e 11 të këtij pallati ndërtuar në vitet 2000. Belul Hoxha tregon se është blerë në 2002 dhe ai ka ende këstin e fundit prej 4500 dollarë të papaguar.

Brenda kësaj shtëpie ku e gjithë hapësira shfaqet në kaos,  gjetëm djalin e sëmurë të gjyqtares, Redid, vajzën e mitur Antian dhe prindërit e gjyqtares. Kuzhina e kthyer në dhomë fjetjeje me tre krevate dhe ballkoni i përshtatur në kuzhinë janë dhomat ku flinte dhe ushqehej gjyqtarja me 3 fëmijët e saj.

"Këtu fle Enkelejda. Prej 17 vitesh ka kërkuar që të lëvizë nga Kruja për djalin që është sëmurë", thotë mamajë në mikrofonin e Report Tv.

Pyetjes se a ka marrë vërtet para dhe ku i ka ccuar paratë vajza e tyre që akuzohet se ka liruar kriminelët e mëdhënj mamaja thotë "asnjë lek nuk ka marrë ajo. Eda ka qenë e detyruar, ajo nuk e bënte atë punë kurrë. Erdhi SPAK këtu dhe u habitën kur panë se ku fle gjyqtarja".

Babai Beluli thotë se paratë e gjetura në shtëpi janë për këstin e shtëpisë se ende nuk e kanë me dokumente.

Më 17 Janar 2020 Ministrja e Drejtësisë do të kërkonte për herë të parë publikisht ndjekjen penale të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Kjo kërkesë erdhi pasi Hoxha liroi nga burgu Endrit Doklen, të njohur si ish anëtar i bandës së Durrësit.

"Vendimi skandaloz i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, për lirimin me kusht të një tyë dënuari me burgim të përjetshëm, në thyerje flagrante të ligjit sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren është adresuar që më datën 8 janar 2018 pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Gent Tafili. I jam drejtuar KLGJ-së për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj. I kam kërkuar njëkohësisht prokuorisë hetimin ndaj gjyqtares", deklaronte ministrja Etilda Gjonaj.

Por ky s'do të ishte hetimi i vetëm ndaj Enkelejdës, e cila vazhdoi në sistemin e drejtësisë duke dhënë vendime në kundërshtim me ligjin.Më pas ajo liroi Hekuran Billën të ekzekutuar për hakmarrje e deri më 11 Shkurt 2021 kur ajo u arrestua për llogari të SPAK. Hetimet ndaj saj janë fokusuar në përfshirjen në korrupsion, pasi dyshohet se ka marrë para për të liruar kriminelët nga burgu.

Aktualisht është inspektori i lartë i drejtësisë që kërkon shkarkimin e gjyqtares për shkeljen ligjore, kurse hetimet e SPAK nuk provuan se ajo mori para apo u kap në flagrancë. Sipas dosjes ishte ndikimi i avokatit Aldo Tabaku lidhja e gjyqtares me botën e krimit. Por ende hetimet s'kanë sqaruar dhe dhënë një përgjigje edhe pyetjes së vajzës së mitur apo të prindërve të saj.

Kush e kërcënonte gjyqtaren të shkelte ligjin?

"Eda nuk ka sjellë në këtë shtëpi asnjë lek. Nuk e di ku janë këto para që akuzojnë këto institucionet shtetërore. Kemi 19 vite në këtë banesë", ripërsërit mamaja.

Nëse këto pamje janë simboli i korrupsionit atëherë shqiptarët ende si kanë harruar vilat luksoze, aksesorët e florinjtë apo bizneset milionere të gjyqtarëve të cilët janë përjashtuar nga sistemi i vettingut apo janë larguar për të mos u përballuar me të.

Gjyqtarja Hoxha kërkoi një ditë më parë lirimin nga ish kolegët e saj me argumentin se s'ka kush kujdeset për fëmijët e saj të mitur, vajzën dhe djalin me probleme shëndetësore. Por kjo kërkesë u rrëzua.

Komento

Komente

  • Marcela Kocaj: 11/03/2021 16:54

    Realisht ca masa merren per mbrojtjen e gjyqetareve dhe familjareve te tyre.Cfare masash merr shteti per garantimin e gjykimit te drejte.Eshte cudi qe nje femer te jete e pambrojtur dhe pre e cfaredolloj presioni,mos me thoni qe ky eshte kocept i panjohur ketu ne Shqiperi.Persa u takon rregullave fallso administrative te 1 2 3 ...denonco tek eprori etj etj.E ter administrata shteterore e di si zbatohen.Me sa dinjitet perfaqesohet sherbimi civil perball vete sistemit pastaj perballe publikut.

    Përgjigju
  • Auuuu: 11/03/2021 05:30

    Me ato qe na ka paraqitur media dilet ne konkluzionin qe kjo qyqarja ishte viktime e personave qe e perdornin per te ber mafiozlliqet e tyre duke ja ngecur kesaj te shkretes.Bile dhe nji prokuror i larte qe e quanin Avni Kraja per ta palluar ose e thene qarte per ta q..re e kishte genjyer duke i thene se do linre gruan per ate.E kishte mbarsur dhe lene femijen duke e braktisur.Kjo mire qe nuk ka bere nji tufe kalamanj me cilido qe i dilte perpara se mendjelehte shume paska qene.Keto lloje i bejne gjykatesa cakallet e mafies per ti perdorur si letra highenike.Po kjo nuk ka qene e zonja e vetvetes e jo te bente drejtesi per te tjeret.Kjo do jete nji matufe e shkrete po shikoni krokodilat e lereni te qete kete gjynafqaren jepini nje pension social te rrije me kalamajt e saj.

    Përgjigju
  • Iris: 11/03/2021 02:13

    I pashe me vemendje kushtet ku jetonte gjyqtarja me familjen,kemi te bejme me /hoarding/,eshte nje problem shpesh psikologjik,por me ben pershtypje fakti qe problemet e punes,i ka diskutuar ne familjen,ku i ka marre vesh dhe vajza e vogel,kur ne fakt duhet te ishin sekret pune dhe duhet t'i ndante vetem me eproret.Justifikimi qe familja perpiqet te jape ,se qe e detyruar t'i lironte sepse kercenohej,nuk vlen.Kur i hyn profesionit te gjykatesit,ose prokurorit,gjera te tilla priten dhe ndodhin ne te gjithe boten.Por qe te lirohen kriminelet me menyra te tilla,ka ndodhur vetem ne dy raste:1-Kur drejtesia eshte e korruptuar,2-kur drejtesise i eshte bere presion nga politika.Kjo gjyqtarja,po t'i qendrojme asaj cfare tha familja,mund te kishte zgjedhur tre rruge qe te dilte e paster nga kjo histori:1-Te shkonte para eproreve,deri ne ministri e KLD dhe te tregonte hapur kush e kercenenonte,2-Nese nuk zgjidhte problemin me eproret,te mblidhte gazetat e TV kryesore dhe te kishte bere nje deklarate te hapur,qe mua X dhe Y me kercenojne,shkova para eproreve nuk me ndihmuan,tani po dal para mediave per ndihme.(Mediat e populli degjojne perdite denglat idiote te politikaneve,jam e sigurte qe kjo do te ishte nje/ bombe/ e vertete qe do te shkundete drejtesine nga themelet dhe askush nuk do guxonte me t'a kercenonte.).3-Nese dhe keto dy rruge nuk zgjidhnin gje,atehere te ndronte profesion,te linte gjyqet kriminale,qe jane me te rrezikshme dhe te kalonte ne gjyqet civile qe jane me pak te rrezikshme,ose te behej juriste,ose avokate e zakonshme sic po behen tani te djegurit e te vetedjegurit e Vetingut.Veprimet e saj ishin te gabuara,te pajustifikueshme dhe tani ajo dhe familja po vuajne pasojat e tyre.

    Përgjigju
  • Loti: 10/03/2021 23:06

    Si lihet femija i semure pa nenen? A i gjendet nje denim qe s denon femijen?

    Përgjigju
  • Cadra: 10/03/2021 21:42

    Shtepi 65m2?! E pamobiluar dhe me thase me rroba te hedhura siper njeri-tjetrit?! Ky eshte nje teater per ti hedhur hi syve te drejtesise dhe publikut. Bashke me politikanet, gjyqtaret jane bashkefajtoreve per gjendjen e Shqiperise sot. Pra, ne burg te gjithe te korruptuarit; sot gjyqtare e prokurore, e neser, POLITIKANET.

    Përgjigju
    • : 13/03/2021 15:42

      Ti nje nga ata qe perfitone nga pafuqia e nje njeriu si puna e kesaj grua.me mire mendoje mire para se te komentoje

  • Cadra pistolet: 10/03/2021 21:31

    Ka shume pak gjasa qe alibia e “kercenimit” te jete e vertete. Kjo gjyqtare e priste qe dicka do i ndodhte dhe i ka marre masat per te mbuluar gjurmit. Sepse te lirosh nje lukuni me te denuar perjete dhe te mos te hyj ad edhe nje gjemb ne kemb...sikur nuk shkon. Nese e kercenonin, te kerkonte mbrojtje ose te largohej. Po sikur keshtu te kercenonin policin, prokurorin, drejtorin e burgut e me rradhe?! I bie qe burgjet te ishin bosh!!! Si do qe te jete e verteta, kjo zonja te shkoje te zeri vendin e atyre qe liroi.

    Përgjigju
  • Shefi: 10/03/2021 20:57

    Kur kane per te arrestuar ndonje kriminel I cojne haber 1 dite para, qe do vijme te te shoqerojme, Dhe shtepine patroje mos ke ndonje arme "me leje" Pa merak mos u shqetso, as pranga ste veme Vetem tna mirkuptosh se sa per justifikim. Kurse kto qe jane zyrtare por pa mbrojtje i kapin si hajdut xhepash Sepse eshte urdheri dhe investimi krimit qe te trajtohen ne kte menyre..

    Përgjigju
  • Leone: 10/03/2021 20:51

    Kjo na duhet tani,te na zene dhe te qarat sepse gjoja qenka kercenuar dhe i kishte marre me radhe te gjithe banditet e ketij vendi ti conte ne konvaleshence! E paskan kercenuar kete dhe si "e paditur" zgjodhi rrugen me te lehte,te merrte dhe ndonje zarf,te zbrazte dhe burgjet prej krimineleve te rrezikshem,sepse kishte "besim te madh" tek betimi qe ka bere si gjyqtare,tek sistemi i drejtesise dhe tek organet e policise e tek qeveria shqiptare.Po sikur ta benin te gjithe gjyqtaret kete qe ka bere kjo zaberhane cfare rezultati do te kishim?! Kjo jo qe duhet denuar e burgosur,por duhet te behet dhe shembull per te tjere derra qe kane te njejten fycke si kjo,sepse nuk eshte e vetme!

    Përgjigju
  • Olsi: 10/03/2021 20:38

    Po olsion cela prok pergjithshem Me 6 muaj bleu shpi te Ring Center.. Punojne cunat ka lezet, Po kte duan ta bejne shembull kte Hoxhen!

    Përgjigju
  • Arka e Noes: 10/03/2021 20:07

    I çojne parate e krimit dhe korrupsionit ne Zvicer dhe jane te lumtur se kane pasuri (si Gobseku i Molierit, qe jetonte ne skamje e çohej naten pa hene, per te numeruar verdhushkat). Keto vemje, (se njerez nuk jane e nuk kane qene kurre), se kane hallin shume per kushte e jetese normale, por qe te vene sa me shume pasuri e kamje... mall e gje... Ato jane viktima dhe njeheresh kriminele, te vetes se tyre dhe te shoqerise. Ky kapirdhtadhizmi i nxori ne shesh dhe ne siperfaqe hapur fare, semundjet mendore dhe kotesite e mizerjen shpirterore e mentale te dykembeshave te gjore... I shkreti, Sistemi i Shenjte Komunist, deshi e u perpoq qe ti ndryshonte vemjet e nemura dykembore, por s'qe e thene. Qe e pamundur. Hajde edhe nje here o ZOT I PLOTEFUQISHEM, e bjer prape 'Permbytjen e Madhe' e rifilloje perseri jeten me njerez te rinj e gjenerate te re. Sill nje Noe tjeter e permiresoje kete rrace njerezore, se nuk shkohet pa fund keshtu...

    Përgjigju
    • Arka Bosh: 10/03/2021 21:00

      Edhe sistemi i shejte i komunizmit, por edhe Zoti, sikur nuk shkojne bashke e Arka Boshe. Apo jo?

  • Lala: 10/03/2021 20:05

    Ja po e besojm qe e kan kercenuar.pse nuk I vajti ministres ose kryeminstrit e tu tregonte.ka program ruajtje per palloshat qe3 shesin shoket te drejtesia e spaska per gjyqtaret?? Ekziston edhe ambasada USA ku jep deshmi dhe merr mbrojt sic mori shefi I shtabit te ushtris qe denoncoi gerdecin dhe shkelzen berishen.njifja ene un nji ne milano qe kishte lek malli me te ble tironen po rrite ne gazonjere e me rroba bojaxhiu.kshu ene puna kesaj.

    Përgjigju
  • Tea: 10/03/2021 18:58

    Gjynah... une besoj keto njerez te vuajtur, kur thone qe e eshte kercenuar. Dihet qe njerezit e burgjeve jane te lidhur ngusht me politiken. Leke mund te jene dhene , por jo kesaj te shkretes. Mire eshte te hetohet 365grade jo ne nje drejtim. Mund ta nxjerrin me arrest shtepie deri sa te prvohet ajo per te cilen akuzohet, se gjynah ato prinder qe jetojne ne ato kushte, me zemer te thyer e me femije te semure. E pamundur. Je gjyqtare e koruptuar te jetoje ne ate gjendje miserabel.

    Përgjigju
    • Cadra-pistolet: 10/03/2021 21:42

      Shtepi 65m2?! E pamobiluar dhe me thase me rroba te hedhura siper njeri-tjetrit?! Ky eshte nje teater per ti hedhur hi syve te drejtesise dhe publikut. Bashke me politikanet, gjyqtaret jane bashkefajtoreve per gjendjen e Shqiperise sot. Pra, ne burg te gjithe te korruptuarit; sot gjyqtare e prokurore, e neser, POLITIKANET.

  • Alb: 10/03/2021 18:40

    Turp baltes se hedhur mbi kete gjyqtare... E paraqiten te gjoren perpara syve te opinionit publik si kriminele... Turp..Turp

    Përgjigju
  • Rroftepushteti: 10/03/2021 18:29

    Nese eshte keshtu si thonninju eshte e besueshme.po edi qe e bulizoi si gkugjtarja e tmerreve. Turp ti vije. Ska pse i paragjykon njerezit neper media.

    Përgjigju
  • Shaban: 10/03/2021 17:51

    Nese nuk e mbante presionin mos te bente gjyqtaren por fatorinon. Mos na hapni barkun me keto vuatje te gjyqtares por shkoni intervistoni ata qr nuk moren drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?