Report Tv sjell pamjet me dron, edhe militantët braktisin Sali Berishën në protestën para Kuvendit! Nuk iu bashkuan as Bardhi e Meta

18 Dhjetor 2023, 13:02| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 07:58

  • Share

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta që Sali Berisha ka mbajtur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit për aferën ‘Partizani’. Siç shihet edhe në këto pamje, të paktë janë personat që i janë bashkuar Berishës në këtë protestë, duke e braktisur edhe ata pak militantë që i kanë mbetur.

Me rreth 200-300 veta që mund të ishin të pranishëm, kjo shënon një prej protestave më të dobëta që opozita ka organizuar ndonjëherë. 

I braktisur nga militantët, krah Berishës ka dalë e bija Argita Berisha, e cila u pa sot jashtë kryesisë së Kuvendit duke marrë pjesë në protestë. Përveç të atit që i akuzohet për korrupsion pasiv, Argita ka edhe bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin nën hetim për Partizanin, i cili është në masën arrest shtëpie.

Protesta u braktis edhe nga deputetët e Gazment Bardhit, që e kanë përkrahur Berishën në sallën e Parlamentit. Bardhi kishte dalë kundër kësaj proteste që në mbledhjen e grupit. Po ashu në protestë nuk u pa as Ilir Meta me deputetët e Partisë së Lirisë.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?