Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e tetë kombëtare para kryeministrisë dhe Parlamentit, me kërkesat për largimin e Kryeministrit Edi Rama, por duket se përgjimet e publikuara nga "Bild" nuk shërbyen për të frymëzuar më shumë protestues.
Pamjet me dron nga protesta e djeshme tregojnë një pjesëmarrje më të vogël se në protestat pararendëse.
Në përgjimet e tabloidit gjerman Bild të publikuara nga dosja 339, që rrodhën nga prokurorët, pretendohet përfshirja e Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit në vjedhjen e votave teksa bisedon me një nga anëtarët e fisit Avdylaj. Bild pretendon se ai është Astrit Avdylaj, kreu i një organizate kriminale, ndërsa Dako i ftuar në Repolitix dy ditë më parë, tha se zëri nuk është i Astrit Avdylajt, dhe se ai po fliste me një familjar tjetër të tijin, por pa dhënë emrin.
VIDEO\Pamje me dron të protestës së 2 Qershorit
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për arsyen e nxjerrjes së këtyre përgjimeve nga dosja që është ende në hetim.
Ditën e djeshme në protestë, të rinjtë e FRPD, veshur si të burgosur, "instaluan" burgun para kryeministrisë, ku brenda hekurave ishin futur dy të rinj që mbanin maska me fytyrën e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dako.
Report Tv solli dje pamjet me dron nga nisja dhe në momente të ndryshme të protestës së tetë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë.
E mer Lul ku ke perfundu me kaq protestues,
Përgjigju