Sociale

Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje

8 Janar, 16:18| Përditesimi: 8 Janar, 16:33

  • Share

Report TV sjell pamjet me dron nga disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, të cilat pushtohen nga trafiku çdo ditë dhe jo vetëm në fluksin e ditëve të festave.

Trafiku është kthyer në një rreth vicioz prej të cilit kryeqyteti duket se nuk ka shpëtim. Report Tv sjell pamjet gjatë paradites, apo të ashtuquajturit mëngjesi i shkollave dhe nisjes së banorëve të Tiranës në punët e përdithshme.

Për ekspertin Arben Luzi, infrastruktura nuk i përgjigjet fluksit të qarkullimit

“Infrastruktura nuk i përgjigjet... janë bërë pa studiuar fluksin ka shumë vija të bardha për këmbësore dhe një ndalesë e vogël e bllokon dhe rruga nuk e merr më veten për vijim normal të trafikut”, thotë Luzi.

Edhe më e rënduar paraqitet situata në orët e pasdites, duke nisur prej orës 16.00 deri në 19.00. Siç shihet rreth-rrotullimi i ‘Zogut të Zi’ përballet me flukset e mjeteve që dalin nga autostrada në rrugën “Dritan Hoxha” për të hyrë në Tiranë por edhe me fluksin e mjeteve të rrugës ‘Asim Vokshi’ që nis nga ish-stacioni i trenit. Vijon vargu i mjeteve në pritje përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha’ drejt “21 dhjetorit”, kryqëzim ku përplaset edhe qarkullimi i rrugës së Kavajës.

E ndodhur në rikonstruksion, autostrada Tiranë-Durrës dhe në kthim pothuajse është e pamundur për të hyrë në Tirana. Po ashtu edhe rrugët dytësore të saj.

“Rrugët përfundojnë në grykë-shishe, nga 3-4 korsi në një korsi në pikat lidhëse, kryqëzimet. Do vijnë tre makina e do presin të hyjnë një nga një. nga 4 korsi rruga përfundon në formën e një gryke shisheje dhe kjo i përplas mjetet në pikat lidhëse të akseve kombëtare për të hyrë në Tiranë”, thotë Luzi.

Rreth-rrotullimi tek Kthesa e Kamzës që shpërndan zonat periferike të Tiranës bllokohet nga flukset e mjeteve dhe as hapja e Unazës së Madhe nuk i dha frymëmarrje çmendurisë së trafikut në Tiranë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ura: 08/01/2025 20:56

    Se po lexoj me vemendje te gjitha komentet . O njerez nuk se cfare ti bej ura ,kalimet ,nenkalimet apo edhe grykat e shisheve . Duhet transport publik ! Cdo person apo individ ne Shqiperi perdor automjet personal per cdo levizje qe do bej , ky eshte problemi . Duhen bere tramvaj , metro nentokesore, madje edhe perdorimi i bicikletave qe te lirohen rruget .

    Përgjigju
  • Polic #: 08/01/2025 19:22

    Asgjë nuk e rregullon edukatën e shoferëve tanë në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm!! Shto pastaj edhe lesh e linë e rrugëve që nuk kanë një sistem të qartë dhe të studiuar. Rregullon një segment por ai shkon dëm sepse ka pesë degëzime që e bllokojnë se s'bën në një pikë.

    Përgjigju
  • Bardhyl: 08/01/2025 18:22

    Parimi i "GRYKËS SË SHISHES" është stili i rrugëve të ndërtuara nga Qeveria aktuale dhe që kanë kushtuar 5 herë më shtrenjtë se vendet e Rajonit. Kështu është tek Kaza Itslia,Astiri,Fabrika e Miellit,Kopshti Botanik, e me radhë. Qëllimi? 1.Për të torturuar qytetarët. 2.Për të mbushur xhepat e qeveritarëve

    Përgjigju
  • Guri zi: 08/01/2025 17:24

    Tek sheshi shqiponja qe vjen nga DURRSI hymja per Laprak asht skandal me te vertet nje gabim I madh I projektuesve fiks siç shkrun artikulli aty ngushtohen korsite dhe rruga merr formen e nje GRYKE SHISHEJE!!Ka munsi korigjimi per menimin tem por ne venin tone duhet te kalojn nja 30 vjet qe dikush te kujtohet e ta korigjojn!!

    Përgjigju
  • Albi: 08/01/2025 16:37

    400 miljon euro u moren . Vazhdoni votoni Ramen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?