Kronikë

Report Tv sjell PAMJET me dron/ ‘Më e madhja në histori’, Berisha mezi mbledh një grusht militantësh në protestë! Shihni pjesëmarrjen

8 Shkurt, 17:22| Përditesimi: 8 Shkurt, 18:06

  • Share

TIRANË-Sali Berisha thirri sot protestën se radhës para Kryeministrisë, se cilën bashkë me zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike e cilësonin se do të ishte më e madhe në historinë e Shqipërisë. Por, në fakt këto pamje që sjell ekskluzivisht Report Tv me dron, tregojnë krejt të kundërtën.

Në pamjet me dron shihet fare qartë pjesëmarrja e ulët në protestën para Kryeministrisë, ku Berisha mezi ka mbledhur një grusht militantësh.

Report Tv solli pamje me dron edhe nga selia e Partisë Demokratike, ku edhe aty ishin mbledhur vetëm një grusht militantësh që pritën kryetarin e PD, Sali Berisha për t’iu bashkuar protestës. Me ata pak mbështetës, ish-kryeministri Berisha iu bashkuar protestës para Kryeministrisë vetëm 45 minuta me vonesë.

Edhe kësaj radhe, protesta nisi me vonesë dhe jo në orën 17:00 siç ishte paralajmëruar. Edhe kësaj radhe, protesta nisi me vonesë dhe jo në orën 17:00 siç ishte paralajmëruar. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kjo shihet edhe si një provë për Berishën dhe PD të cilët kërkojnë të vijnë sërish në pushtet, por mbështetja për ta kuptohet fare qartë edhe më pjesëmarrjen në protestë, ku Berisha sërish nuk ka mundur që të krijojë një frymë opozitare, por ka mbledhur vetëm një grusht militantësh.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • drejtesia: 08/02/2025 18:28

    Droni te nxjerr zbuluar o kriminel,hapi njerzit sa te duash gjate bulevardit,ke marr fund o kerrme,te kanebetur veç grupet e tua te paguara me 20 mij lek dhe shtresa injorante e shqiptareve! Derdellit dhe pak se po vjen koha qe te shkosh te 7 penxheret o ndyresire! Forca SPAK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?