Dy automjetet Rang Rover te përdorur nga autoret në atentatin ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, në Gurez të Kurbinit u gjeten të djegura pranë brigjeve të Lumit Mat në Fushë-Milot. Makinat janë pikasur nga banor te zonës një ditë pas ngjarjes dhe ata sinjalizuan policinë. Hetuesit të cilët kryen veprimet hetimore gjeten dhe 4 arme automatike te shkrumbuara, njëra prej të cilave mendohet të jetë përdorur më ngjarjes. Mbetjet e makinave dhe armeve janë sekuestruar ne cilësinë e provës materiale, ku do ti nënshtrohen ekzaminimeve shkencore me shprese të gjetjes së ndonjë gjurme që mund të ndihmojë në identifikimin e autoreve.
Ndërkohë vendit ku u dogjën makinat ndodhet rreth 5 km prag vendit te ngjarjes dhe 1 km ne ane te Rrugës se Kombit pranë Lumit Mat në Fushë-Milot te Kurbinit. Kjo pikë përdoret ne vazhdimësi për djegien e mbetjeve të ndryshme dhe autorët duket se kanë gjetur pikërisht këtë vend për tu humbur gjurmë, duke bërë që dhe policia të informohet 1 dite pas ngjarjes për makinat e djegura.
Lajmi kryesor:
Atentati në Laç, gjenden 2 makina të djegura në Fushë-Milot! Brenda tyre ishin 4 armë zjarri! Ardjan Gjeloshaj pare hetuesve: S'kam konflikte
M.Q.//ReportTv.al