Report Tv vëzhgim në rrugën që lidh Durrësin me jugun, manovrat për t’i shpëtuar gropave, burim për aksidente!

4 Prill 2023, 16:08| Përditesimi: 4 Prill 2023, 16:20

  • Share

Vetëm 3 km larg mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor të “Unazës” 4 korsitë janë  kthyer në një rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Lënë pas dore prej vitesh, “Unaza e Durrësit”, është një ndër rrugët kryesore të vendit ku mesatarisht përshkohet nga 5 000 automjete në ditë.

Pjesë të ndryshme të segmentit lidhës së qytetit të Durrësit me qytetin e Kavajës dhe qytete të tjera të jugut të vendit, nuk përmbushin standardet.

Pothuajse çdo 500 metër, rruga është e amortizuar dhe me gropa. Shoferet kryejnë manovra për ti shpëtuar gropave, duke u kthyer kështu në burim për aksidente.

Po kështu detyrohen të ulin shpejtësinë, ndërsa tabelat sinjalizojnë lëvizjen me 40 deri në 80 km në orë.

Me nisjen e sezonit turistik, aksi rrugor i Unazës, kthehet në një ndër akset më të ngarkuara si një nyje lidhëse të veriut dhe qendrës së vendit, me jugun e tij, duke bërë që numri i automjeteve që e përshkojnë këtë aks, të kalojë të paktën 15.000 automjete në ditë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar edhe pse është në dijeni të problematikës ende nuk ka një datë se kur do nisë asfaltimi i këtij aksi mjaft të rëndësishëm.

Kontaktuar nga Report Tv, zyra e shtypit tha se “një grup pune i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të ARRSH po kryen një studim të detajuar për nxjerrjen e nevojave për ndërhyrje si dhe përcaktimin e vlerës së plotë të rehabilitimit të shtresave asfaltike. Bazuar në situatën e këtij segmenti, po hartohet projekti për ndërhyrjen pas të cilit do të kërkohet mbështetja financiare”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?