Report TV ka zbardhur amendamentet e Kodit Zgjedhor të hartuara nga ekspertët që do t’i përcillen grupit të punës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore dhe më pas Kuvendit.
Sipas amendamenteve çështjet kryesore janë ankimimi i procesit që do të bëhet në atë që do të quhet Kolegj Gjyqësor Zgjedhor, një institucion i ri që do këtë 8 gjyqtarë. Ata do përzgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe duhet të kenë kaluar procesin e vettingut.
"Kolegji Zgjedhor Gjyqësor përbëhet nga tetë gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, gjykatave të apelit të Republikës së Shqipërisë, gjykatave administrative të shkallës së parë dhe të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, të cilët kanë kaluar me sukses, me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve".
Një çështje tjetër është edhe vota e emigrantëve, për të cilën do të jetë përgjegjëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
"KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë", thuhet në nenin 24.
KQZ tanimë do jetë me tre nivele, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimeve. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj. Ndërsa Nënkomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (nënkomisioneri), zgjidhet nga Kuvendi për një periudhë 4-vjeçare me detyrën për të monitoruar dhe mbikëqyrur implementimin e teknologjisë për identifikimin biometrik dhe rekrutimin dhe trainimin e zyrtarëve zgjedhorë.
Sa i takon reklamave në fushatë, një nga pikat për të cilat palën kanë rënë dakord, ato do të lejohen, por jo me materiale të parapërgatitura. Një çështje për të cilën OSBE nuk ka qenë dakord. Të gjitha këto amendime pritet t'i paraqiten grupit të punës, i cili pritet të mblidhet nesër në orën 17:00.
Në marrëveshjen e arritur mes palëve të Këshillit Politik janë identifikimi biometrik ku është rënë dakord që ajo të shtrihet në të gjithë territorin, struktura e KQZ anëtarët e së cilës do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë ndërsa në grupet e numërimit do të jenë dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi.
(Kliko këtu për të lexuar amendamentet e plotë të kodit zgjedhor)
Reforma zgjedhore eshte kushtetuese dhe sherben per sigurine e votes se lire ,si arma kryesore e te shprehurit dhe te vepruarit ne zgjedhjen e pushteteve demokratike.Duke qene e tille ,do behen dhe ndryshime kushtetuese , dhe komisioni politik per refirmen zgjedhore nuk ka te drejte te vendosi ,qofte dhe parlamenti ,pasi marreveshja nuk shpreh vullnetin e sovranit ,prandaj duhet Referendum popullor .Politika ka frike nga referendumet ,pasi e ka te sigurte qe shumicen e vendimeve qe merr ne parlament populli nuk i perkrah ,se nuk jane ne favor te tije.A eshte Shqiperia vend demokratik me keto marreveshje te pista ne favor vetem te partive dhe jo popullit ?
PërgjigjuEmigrantet do u pshurrin tek koka se i pshurret për 30 vjet. Sy në vend të syrit e dhëmb në vend të dhëmbit!
Përgjigju