Pas videos që tregonte ish deputetin e PSD Tom Doshi duke hyre në ambientet e Këshillit të Ministrave, Report TV u interesua në lidhje me personin që zoti Doshi ka takuar ditën e sotme.
Burime pranë zyrave të godinës qeveritare u shprehen se Tom Doshi ka qenë tek një nga zyrat e Bashkëqeverisjes, të ndodhura në katin e pare të godinës së Këshillit të Ministrave. Ai ka debatuar pre disa ankesa nga Shkodra për administratën shtetërore dhe pastaj është larguar.
Tom Doshi është parë të hyjë e të dalë nga ambientet e Këshillit të Ministrave nga hyrja e përdorur nga administrata, në godinën e cila më parë ka qenë ne përdorim të Ministrisë se Financave dhe ku sot drejtohen edhe qytetarët.
Lajmi kryesor:
Tom Doshi në Kryeministri! Rama: S’kishte punë me mua! Report Tv zbardh arsyen e vizitës
SI.E./ReportTv.al