Debati mes opozitës dhe mazhorancës po vijon edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku po shqyrtohet kërkesa e opozitës për shtyrje të afatit për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka zbardhur debatet brenda në mbledhje. Kërkesa e PD për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes 3 argumenteve.
1- S’ka kohë për dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët.
2- S’ka asnjë mundësi zbardhje dhe miratim procesverbalesh (dokumente të nevojshme për t’u miratuar para mbledhjes së fundit)
3- S’ka asnjë mundësi te diskutohet edhe të shkruhet raporti (qofte një apo dy)
Por Partia Socialiste kundërshton zgjatjen e afatit për Hetimorin e Shëndetësisë përmes Tualant Ballë, i cili thotë se kanë pasur kohjë të mjaftueshme, por kryetarja Albana Vokshi ka zvarritur punën.
“Fajin e ka kryetarja e komisionit, ajo e zvarrit, nuk keni bërë punë”, tha Balla.
Në mungesë konsensusi, çështja pritet t’i kalojë nesër seancës plenare.
Lajmi kryesor:
'Hetimori' i Shëndetësisë 16 orë mbledhje maratonë, bllokohet sërish dëshmia e Ilir Beqajt për 'sterilizimin'! Dy ditë peng i debateve PS - PD, s'ka konsensus për shtyrjen e afatit
SI.E./ReportTv.al