Report Tv zbardh dëshminë ekskluzive të punonjëses së FOREX: Punonim me emra arti, kush mashtronte paguhej më shumë

26 Dhjetor 2021, 12:21| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 12:56

  • Share

Report Tv ka zbardhur dëshminë ekskluzive të një prej punonjësve të "Call Center" të FOREX e cila ka dëshmuar se periudha e trajnimit të këtyre shtetasve zgjaste vetëm 2-3 dite dhe eksperienca në punë nuk ishte kriter.

Kjo do të shpjegonte dhe faktin se një shtetas i cili do të fillonte punë në këtë subjekt mund të fillonte punë dhe në nivelet e larta të këtij subjekti sipas ndarjes që vetë ata bënin. Nga shpjegimet e po kësaj shtetaseje rezulton se ndryshimi i niveleve brenda subjektit kishte të bënte me ndarjen e punëve për mirëmenaxhimin e mashtrimit, pasi secili nga këta shtetas kryente një punë të caktuar, por nëse do të shohin ne nivelin e pagesës kjo do të reflektonte në pozicionin e tyre, por nga ana tjetër secili nga personat merrte një bonus për kalimin e klientëve nga një sektor në një sektor tjetër.

Duke u nisur nga të dhënat e përgjithshme rezulton se të gjithë kishin dijeni për veprimtarinë që kryenin pasi të gjithë kishin emra të rremë të cilët i quanin "emra arti", të gjithë punonjësit përdornin numra të huaj, pra jo shqiptarë për të komunikuar me shtetasit e huaj. Të gjithë prezantoheshin si shtetas te huaj me emër të përafërt me emrat e shtetasve ne vendin ku kryenin telefonatën si dhe të gjithë këta shtetas kanë pasur në postet e tyre të punës lista me te dhënat e personave të cilët kontaktonin dhe qe ishin potencialisht viktima të telefonatave që merrnin nga këta shtetas.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Report Tv siguron foton e izraelitit që mashtronte të huajt nga Tirana përmes FOREX! Do të hetohet edhe për pastrim parash! Zbardhet dëshmia e punonjëses


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?