Një ngjarje e paprecedentë është shënuar mesditën e së martës në qytetin e Peshkopisë. Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, ka dhunuar shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala. Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë. Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12.00 por policia e njoftoi me 10 orë vonesë, përmes një njoftimi për mediat pas orës 22:00.
Shaban Uklala 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës finance është paraqitur në komisariat dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga Irini Shehu 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë drejtoreshë e spitalit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj Shehut. Drejtoresha po hetohet për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", thuhet në njoftim.
Irini Shehu është njëkohësisht dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak në Dibër, e zgjedhur nën siglën e PS-së, ndërsa në 2021 kishte kandiduar per PD-në.
Komente

Ky Ed Rama paste faqen e zeze. Po si e ka bere kete vend llum me kucka, kurvare, bandite , horra e kriminele qe i ka vene ne gjithe postet drejtuese te ketij shteti.
PërgjigjuAkoma nuk e kanë arrestuar këtë bundër.
PërgjigjuTe lumte dora mi burrnesh... mir ja ke ber se se merr njeri guximin me e ber ate gjest me keto vemjet qe jan ne pozite...
Përgjigju