Report tv zbardh detaje nga aksidenti në punë/ Punëtori egjiptian punonte në shtyllën e tensionit të lartë pa litarin e shpëtimit

8 Gusht, 12:28| Përditesimi: 8 Gusht, 13:25

  • Share

Fier- Report tv ka mësuar detaje te reja rreth aksidentit në punë ku humbi jetën punëtori egjiptian, Mahmud Said. 37-vjeçari punonte në një kompani shqiptare e cila po nderton linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Ai ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën në vend, pasditen e së mërkurës, në zonën e Ruzhdies në Patos.

Burimet nga policia thanë se 37-vjeçari ishte me veshje të punës por nuk kishte varur litarin mbrojtës teksa punonte në lartësi. Viktima punonte me një brigade kryesisht me punëtorë e specialiste egjiptian¡ që merren me montimin e shtyllave të tensionit të lartë.  

Për aksidentin e rëndë në punë janë shoqeruar dhe po merren në pyetje punetore të vendit te ngjarjes dhe inxhinieri i punimeve.  Ende Policia e Fierit nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.  

Kujtojme se puna për ndërtimin e linjës 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka nisur 9 muaj më parë. Projekt kushton 70 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e linjave të transmetimit Fier – Elbasan dhe Elbasan – Qafë Thanë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?