Dalin detaje të reja lidhur me hyrjen dhe daljen e ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski nga Shqipëria. Report Tv ka mësuar nga burime në Policinë e Shtetit, se dyshohet se Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Bllatës në Maqellarë të Dibrës.
Dyshohet se Gruesvki mund të ketë kaluar kjo pikë kufitare, dhe për këtë arsye po kontrollohen kamerat e sigurisë. Verifikime po bëhen edhe në pikat e tjera kufitare në vend. Sipas të dhënave Gruevski kur ka lëvizur në Shqipëri shoqërohej nga disa automjete të tjera.
Rol kyç në transportin e tij ka patur Ambasada Hungareze në Shqipëri që i ka vënë në dispozicion makinën me targa diplomatike.
Lajmi kryesor: