Report TV zbardh pozicionin e parë negociues mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, teksa të dy palët u ulën bashkë për të hapur dosjen e çështjeve themelore.
Teksa vendi ynë përgëzohet për përparimet e vazhdueshme e të pakthyeshme, Brukseli na ka lënë detyra konkrete për dy nga kapitujt me të vështirë të shtetit të drejtë, 23 dhe 24.
Konkretisht, tek kapitulli “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, Shqipërisë i kërkohet të zbatojë mirë në vazhdimësi reformën në drejtësi, duke kërkuar meritë edhe në emërimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“Shkurtimin e kohës së gjykimit, uljen e numrit të çështjeve gjyqësore të prapambetura, plotësimin e rreth gjysmës së vendeve vakante në gjyqësor dhe rritjen e personelit mbështetës, duke bërë investimet e duhura në buxhetin e gjyqësorit për të plotësuar si duhet nevojat e gjyqësorit, duke përfshirë infrastrukturën”, thuhet në dokument.
Shqipëria duhet të bëjë përparim të mëtejshëm dhe të konsiderueshëm në goditjen dhe parandalimin e korrupsionit. Këto kushte do të quhen të përmbushura kur vendi ynë të ketë këto arritje:
“Të ketë bërë përparim të prekshëm në të gjitha nivelet drejt një historiku solid hetimesh, procedimesh dhe dënimesh në çështjet e korrupsionit, veçanërisht dënime të formës së prerë të niveleve të larta, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve”, thuhet në dokument.
BE kërkon një reformë të plotë edhe në çështjet e pronave, me një regjim që ofron tituj të qartë dhe të sigurt pronësie, regjistër digjital e pa mbivendosje.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Kerkon’s eshte qe te gjithe duke fully tek Rama, Veliaj, Majko, Ruçi,Balla,Balluku,Gjiknuri, BERISHA, me te gjith familjaret Meta me far e fisin e te gjith ato e i kam harruar te konfiskohen dhe te dalin para drejtesise per degrading e shqiperise nder vite. Te gjith shqipetaret duhet te qojn letra ne Bashkim in Europian se jemi te mbushur deri ne fyt nga padrejtesite e ketyre pushtetarve te korruptuar.
PërgjigjuKëto janë DETYRA PËR DREJTËSINË.SPAK+GJKKO TË ARRESTOI SB,DHËNDRRIN MALLTEZI,GITËN,MONIKËN,F MEDIUN E GËRDECIT.TË PËRFUNDOI GJYQI LIKE METËS..DHE TU SEHUESTROHET PASURIA 100 % E TEPËRTA. -DIXHITALUZIMI PRONAVE ËSHTË DETYRË E QEVERISË. -KUSH GJYQRAR KA MBIVENDOSUR PRONAT TË ARRESTKHET MENJËHERË NGA SPAK GJKKO. -SPAK TË HETOI VIPAT MBI 500.000 EURO e jo hahdutët e PULAVE.
Përgjigju