Report Tv zbardh dosjen/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulën! Nga projekti me fondet e BE, fatura fiktive drejt bizneseve! Paratë nga projekti EUSAIR shkonin te ‘Gzona’

Një procedim penal i nisur 6 shtatorin e këtij, regjistruar në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i projektit EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ka bërë që SPAK të ushtrojë kontrollin personal të 8 personave, banesat e 5 prej tyre dhe 5 makina në pronësi të disa prej të dyshuarve.

I përfshirë në hetimin që po bëhet për dyshime për veprat e korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë dhe fshehje apo deklarim i rremë i pasurisë është edhe Ilir Beqaj, i cili për gati dy vite drejtoi SASPAC.

Report Tv ka siguruar vendimin e 27 dhjetorit 2023 të gjyqtares Rudina Palloj, e cila pranoi kërkesën e SPAK për kontrolle, ku pasqyrohen edhe pretendimet e akuzës për një skemë përfitim të Beqajt dhe Kurtulajt, përmes faturave fiktive që lëshohen nga institucioni ku punonin për kompani të ndryshme, për përfitues fundor pikërisht këta ta fundit.

SPAK përmend 8 episode, të mbështetura në përgjime, ku Ermal Kurtulajt bisedonte me biznese për të përfituar para përmes faturave fiktive.

“Ka kryer veprime të kundërligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare, duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vebndosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit materiale”

Tetë episodet që SPAK përmend vetëm për Kurtulajn lidhen me pagesa që shkojnë gjithsej disa dhjetëra mijëra euro, ku veçohen një faturë 35.200 euro me “Nine Servicec INT” më 8 gusht, apo dy të tjera me nga rreth 1.7 mln lekë të reja më 20 nëntor po nga kjo kompani. Gjithashtu ‘Nine Services’ ka lëshuar edhe disa fatura të tjera. Fatura fiktive sipas SPAK janë lëshuar edhe nga shoqata si ‘Good Health’ dhe FIAA.

SPAK thotë se Ermal Kurtulaj kishte njohje të hershme me Beqajn, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+.

Po ashtu rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyre të vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton te jete në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund te jetë pasuri e fshehur e shtetasit Ilir Beqaj.  Për ta vërtetuar këtë pretendim, SPAK thotë se makina përdorej në vazhdimësi nga shoferi i Beqajt ndërkohë që edhe për 3 gjoba figuron që i pranishëm ka qenë shoferi Arben Dani.

Por çfarë skemë përdorej sipas SPAK për përfitime të paligjshme nga fondet e SASPAC?

Për këtë organi i akuzës ka paraqitur në gjykatë përgjime telefonike dhe ambientale dhe fatura tatimore.

Më datë 16 gusht 2023 drejt projektit EUSAIR është lëshuar një faturë tatimore për ‘Landëays International’ me vlerë 149. 809 euro. Në të njëjtën ditë restoranti ‘Gzona’ në Tiranë ka lëshuar drejt ‘Landëays International’ një faturë shërbim kateringu me vlerë rreth 40 mijë euro. (faqe 11)

Kjo faturë rezulton të jetë lëshuar disa minuta më para se të lëshohet fatura tjetër e EUSAIR, duke lindur dyshimi se ka qenë kusht që i ka paraprirë lëshimit të faturës, duke u krijuar dyshimi i arsyeshëm se paraprakisht palët kanë biseduar me njëra-tjetrën dhe shumë përbën përfitim materiale, korrupsion që shoqëruar tregtare  Landëays International’ ka paguar ndaj Gzonës.

Pra Prokuroria e Posaccme dyshon se Restoranti Gzona është përdorur që biznese të cilat merrnin para nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që menaxhohet nga SASPAC, kthenin në formën e ryshfetit një pjesë të parave.

SPAK thotë se Kurtulaj dhe Beqaj kishin lidhje me restorantin Gzona. Ky restorant me emrin në QKB ‘Albanian food and hospitality’ ishte krijuar nga bashkëshortja e Beqajt dhe që në fund i ishte shitur Eduard Currajt i cili rezulton edhe pronar i kompanive ‘Curri Group’, ‘Curri SHPK’, ‘Delta Holding’, që nga ana e saj ka në pronësi kompani si ‘Delta Pharma’, Avicena apo farmacitë ‘Ditë e Natë’ që u kontrolluan të enjten.

Nga përgjimet e SPAK dyshon se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC. SPAK jep në dosje biseda që sipas tyre bëhet mes Ilir Beqajt që përdor telefonin e shoferit të tij dhe Ermal Kurtulaj.

SPAK jep një bisedë dhe mes Ermal Kurtulajt dhe administratorit të restorantit më datë 13 nëntor 2023.

SPAK ka paraqitur si provë të lidhjeve të Ilir Beqajt me ‘Delta Holding’ dhe ‘Delta Pharma’  faktin që Eduard Curraj është pronar 100% i Restorant ‘Gzona’ por thotë se edhe ky restorant ka bërë shitje në drejtim të kompanive ‘Delta Pharma’ me vlerë 105 milionë lekë të vjetra.

Një takim mes Ermal Kurtulajt dhe pronarit tjetër të kompanive ‘Delta Holding’, Dorian Sadiku në Restorant Gzona është përmendur, një takim që sipas SPAK është bërë për të bilancet e fundit të vitit. Për makinën e Dorian Sadikut SPAK thotë se është përdorur nga Beqajt në disa udhëtime jashtë vendit në vitit 2022.

Për të gjitha këto lidhje SPAK kërkoi nga gjykata dhe u mor aprovimi për kontrollin personal të Ilir Beqajt, Arben Danit, Ermal Kurtulajt, Sabjan Kurtulajt, Gazment Prengës, Amarildo Dedës, Eduard Currajt dhe Dorian Sadikut. Gjykata vendosi gjithashtu kontrollin e banesave të Ermal Kurtulajt, Sabjan Kurtulajt, Gazment Prengës, Arben Danit dhe Ilir Beqajt. Të gjithë u janë sekuestruar telefonë, kompjuterë apo dokumente të tjera.

U kontrolluan automjet e Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt dhe Gazment Prengës, ndërkohë që u ushtruan kontrolle në vendin e punës së Ermal Kurtulajt dhe bizneset, 'Curri Group', 'Delta Holding', 'Delta Med', 'Farmed Antibiotics', 'Gzona' Restaurant', shoqata ‘Good Health’.

Teksa u paraqit edhe këtë të premte para oficerit të Policisë Gjyqësore në SPAK, për masën e sigurisë për sterilizimin, Beqaj tha dje vetëm një fjali.

“SASPAC nuk menaxhon fondet e huaja, nuk bën tendera, koordinon financimet e huaja për qeverinë”

Ora 21:58
Detaje nga dosja e SPAK për Beqajn, dy prej bizneseve që lëshonin fatura fiktive! Dyshime për fshehje pasurie të Kurtulajt! Mes tyre restoranti i Ermal Mamaqit

1701443388_4426432e93f2409baff2e0c19ee0f35e.jpg

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajt gjatë kohës kur të dy Beqaj si drejtor dhe Kurtulaj si zyrtar i lartë punonin në SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës).

Në dosje thuhet se një grup biznesesh përdoreshin nga Kurtulaj për vjedhjen e fondeve të BE-së, duke realizuar kështu faktura fiktive me qëllim pastrimin e parave.

Kurtulaj komunikon me administratoren, Dhurata Thanasi për një faturë prej 259 mijë lekësh të prerë për shërbimet e kësaj kompanie. Por pasi janë takuar në një lokal në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, Thanasi në pamjet filmike shihet teksa i jep Kurtulajt një zarf me para, që dyshohet të jetë shuma që iu pagua për shërbime inekzistente.

"Subjekti tregtar "Dhurata Thanasi Person Fizik me emin tregtar "Luga e Arte", me fushe veprimtarie "Tregtim me pakice te produkteve ushgimore tipike shiptare, me adrese TIRANE Rr : Muharrem Butak, Pallati Rinia.

- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin "Sherbim Kateringu" ne vleren 259000 leke. Ne dt. 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj ka patur komunikimin (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kerkon kesaj qe te futet ne aplikacionin BKT Smart dhe ti coje ne WhaisApp Ermalit te dhenat e logarise ku do te behet trasnferia.

Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuraten dhe duke qene se parate i kane kaluar ne llogari i kerkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka terhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i eshte dhene shuma e parave.

17. Nga komunikimet shte mêsuar se keta dy shtetas jane takuar te bar "Masha" te rruga e "Kosovarëve". Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit "Bar MASHA", ndodhur nẽ rrugën e "Kosovarëve", Komuna e Parisit, për daten 30.11.2023 ku nga pamjet filmike ështe evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mberritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO ge eshte nễ pronesi te vellait te tij Sabjan Xhemal Kurtulaj. Nga kéqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me njẽ grua (ge duhet te jete shtetesja Dhurata Thanasi) nẽ trotuarin ngjitur me Bar "Masha". Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi nje send (ne dukje si leter apo para) te cilar i merr me doren e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantalionave.

78. Me shkresen nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kerkuar informacion prane bankes BKT me qellim verifikimin e levizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, "Dhurata THANASI"  dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer terheqje ne daten 30.11.2023”- thuhet në dosje hetimore.

Por gjithashtu në këtë dosje në faqen 13 përmendet edhe një restorant i njohur në kryetqytet, “Me Nam” në pronësi të barabartë mes Fisnik Filit dhe aktorit të famshëm Ermal Mamaqi. Sipas dokumenteve në 3 raste, Fisnik Fili pret fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GZONA” me vlerë mbi 325 mijë lekë në total dhe nuk ka bërë blerje të treta me qëllim që paratë t’i kalojnë Ermal Kurtulajt.

“Këto fatura rezulton të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte”, thuhet në dosjen e përgatitur nga SPAK.

 

Ora 16:42
Hetimet ndaj Beqajt, detaje nga dosja: Makina në pronësi të Ermal Kurtulajt, përdorej nga ish-ministri gjithë kohën! Gjobën e fundit e mori kur u paraqit në SPAK

1702403556_454554.jpg

Report Tv ka zbardhur detaje nga dosja e SPAK sa i takon hetimeve për fshehje të pasurisë së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Si pasuri e fshehur e Beqajt përmendet edhe një automjet i blerë në vitin 2019, i cili rezulton i regjistruar në emrin e Ermal Kurtulaj, koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC.

SPAK thotë se Ermal Kurtulaj kishte njohje të hershme me Beqajn, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+. Për ta vërtetuar këtë pretendim, SPAK thotë se makina përdorej në vazhdimësi nga shoferi i Beqajt ndërkohë që edhe për 3 gjoba figuron që i pranishëm ka qenë shoferi Arben Dani.

“Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish- drejtuesin e Agjencisë (SASPAC) shtetasin Ilir Beqaj, të cilat datojnë që në kohën kur shtetasi Ilir Beqaj ka qenë ortak i shoqërisë Intech+ duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH. ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas më krijimin e kësaj agjencie, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point. Po ashtu rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e shtetasit Ilir Beqaj. Automjeti rezulton të jetë blerë në 06.09.2019 dhe shtetasi Ilir Beqaj në atë kohë ka qenë deputet I Republikës së Shqipërisë. Ky mjet më pare ka patur targën AAAA868 YP targe e ndryshuar në datën 27.06.2022. Po ashtu nga këqyrja e realizuar në media referuar dhe gjobave të marra, ky shtetas është paraqitur edhe në Prokurorinë e Posaçme me këtë mjet. Ai ka dale përgjatë vitit 2020 me këtë mjet jashtë territorit dhe në vazhdim normalisht me drejtues shoferin e tij shtetasin Arben Dani”- theksohet në dosje.

Vlera e mjetit rezulton të jetë mbi 1.3 milionë lekë, ndërsa gjoba e fundit i është vendosur në datën 12 dhjetor, kur Ilir Beqaj u paraqit në SPAK në respektim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO përsa i takon hetimeve për koncesionin e Sterilizimit.

“Sipas të dhënave të marra nga sistemi online i DPSHTRR-së rezulton se sipas procesit automatik të amortizimit të vlerës së mjetit datë 01.02.2020 vlera e mjetit është 1.340.790 lekë. fakt i cili tregon se mjeti është blerë mbi këtë shumë. Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba rezulton se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qënë Arben Dani, si dhe gjoba e fundit me di. 12.12.2023 rezulton e vënë në momentin kur mjetin e ka patur në përdorim Ilir Beqaj. parkuar para SPAK (sipas këqyrjes nga interneti, mediat)”- thuhet më tej në dosje.

Ora 13:23
Dosja e kontrollit të banesës së Beqajt, Kurtulaj siguronte fatura fiktive mijëra euroshe

Në dosje Ermal Kurtulaj akuzohet nga SPAK se duke qenë koordinator i projektit Eusair Facility Point është përfshirë në veprimtari korruptive përmes kerkimit dhe pranimit te lëshimit te faturave fiktive nga subjekteve të ndryshme tregtare, duke paguar sherbime qe nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive nẽ faturime pêr qeilime tê perfitimit material.

Njëri nga episode që përmendet në dosje ka ndodhur më 2 gusht 2023.

Kurtulaj i telefon një personi të identifikuar si Genci Shurdho dhe i kërkon t'i faturojë atij një pagese prej rreth 35,200 Euro per nje sherbim që dyshohet se nuk ështe kryer

Ne ketë bisede Ermal Kurtulaj i kerkon qē Genci të pyesë ekonomistin e vet dhe t'i ktheje pergjigje shpejt sepse , sic shprehet "Po me duhet me mu kthy i pergiigje tashi shpejt qe ta di se duhet, ikën Iliri dhe duhet te firmos ca letra pranej po te them. Nga kjo pjesë bisede krijohet dyshim se fatura do tê jetë thjesht fiktive për tê justifikuar shpenzimin e shumës nẽ fature (35,200 Euro)" thuhet në dosje.

Më 18 gusht 2023 kundrejt Eusair Facility Point ështe lëshuar fatura nga Nine Services INT shpk më pershkrimin "Konsulence bazuar nẽ kontrate", ne shumen 35.200 Euro pa tvsh e cila lidhet me biseden që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdho nẽ date 02.08.2023.

Nga verifikimet SPAK thotë se vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti janë lëshuar gjithsej 8 fatura

Ora 11:56
SPAK heton Beqajn, bisedat e përgjuara me Ermal Kurtulaj, ish ministri fliste me telefonin e shoferit

1703858928_beqaj.jpg

Në 2023 SPAK ka nisur një procedim penal për akuzën Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Bëhet fjalë për një dosje të re të SPAK ku i hetuari kryesor është Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR dyshohet se menaxhonte restorantin i cili ishte pronë e fshehur e Beqajt i cili prej 2021 mbante detyrën e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC)

 Në dosje, janë publikuar bisedat që Beqaj ka bërë me Kurtulajn për restorantin Gzona në Kalanë e Tiranës.

Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj dhe numrit të telefonit që i përket shoferit të Beqajt, Arben Danit por por në këtë bisede flet shtetasi llir Beqaj, thotë SPAK

 PËRGJIMET

A (Ermali)

B (Beqaj):

A: Udhëro, alo?

B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?

A: Me ngjon?

B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…

A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.

B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja

A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.

B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?

A: Po mir okej.

B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.

A: Po pra po

B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.

A: Nga ora 4 e mbrapa?

B : Po, nëqoftese mundet.

A: Mir, po Gazin?

B: Gazi, pra Gazi po t them.

A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.

B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.

B: Po

A : Mire atëherë okej ne rregull pra

B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.

A: Ne 4?

B: Po

Ora 11:07
Zbardhet dosja e kontrollit të banesës së Beqajt: Dyshohet se restorant 'Gzona' tek Kalaja e Tiranës është pronë e fshehur e ish ministrit! Kurtulaj investime për interesa të tij

Report TV dhe Shqiptarja.com zbardh detaje nga vendimi i Gjykatës që lejon kontrollin e banesave dhe automjeteve të ish ministrit Ilir Beqaj dhe disa personave të tjerë në kuadër të një hetimi të dytë që lidhet me Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC)

Bëhet fjalë për kontrolle të ushtruara ndaj Ermal Kurtulajn, koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani në kuadër të një procedimi penal të nisur në vitin 2023. I hetuari kryesor në dosje është Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR  i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe aktiv dhe fshehje pasurie. 

Sipas SPAK restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës ndonëse ka për administrator emër tjetër është pronë e fshehur e Beqajt.

Restoranti është me emrin tregtar kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj. Por sipas SPAK Beqaj është larguar ‘de jure’ nga ky biznes pasi në të vërtetë vijonte të kishte kontrollin përmes Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prengës i cili ishte dhe administratori.

Këtë SPAK thotë në dosje e provon me një prej bisedave të bëra mes Beqajt dhe Ermal Kurtulajt flitet për investime në restorant. Në qendër e bisedës është “aneksi 8” që SPAK dyshon se bëhet fjalë për një faturë financiare që duhet justifikuar. Për të komunikuar me Ermalin, Beqaj përdorte telefonin e shoferit të tij pranë agjencisë SASPAC, Arben Dani

“Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, kui Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe.

Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin "Gazi", dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona.

Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant" thuhet në dosje

Në 2023 SPAK ka nisur një procedim penal për akuzën Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor
SPAK akuzon Ermal Kurtulaj, me njohje të hershme me Beqajn se ka lëshuar fatura fiktive për shërbime që nuk kanë ndodhur

Në dosje përfshihen 8 episode me fatura fiktive që shkon rreth 100 mijë euro.

Në kuadër të hetimeve janë kontrolluar edhe firmat, 'Curri Group', 'Delta Holding', 'Delta Med', 'Farmed Antibiotics', 'Gzona' Restaurant'

Lajmi ne perditesim... 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lepushe: 30/12/2023 22:38

    Keka to e hanger edhe Mamaqi rrum pa blu!

    Përgjigju
  • veni: 30/12/2023 21:52

    Kesaj ceshtje ti shkohet deri ne fund dhe keti fundrine ti ipet ajo qe e meriton.Kjo eshte drejtesi jo si ne kohen e Sali kriminel non grata qe vodhen dhe vrane dhe asnje nuk u denua.

    Përgjigju
    • Or tej: 31/12/2023 11:05

      Enderro se endrra vdes e fundit or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?