Report Tv zbardh draftin/ Dekriminalizimi të përfshijë edhe dënimet e marra në vendet e Ballkanit dhe disa vende jashtë BE-së

3 Janar 2021, 13:54| Përditesimi: 3 Janar 2021, 14:48

  • Share

Shqiptarët të cilët janë dënuar për vepra të rënda penale apo i fshehin këto dënime të marra në vende jashtë BE-së SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë, nuk duhet të futen në politikë dhe parlament pas zgjdhjeve të 25 prillit 2021.

Është kjo kërkesa e deputetit të opozitës parlamentare, Vasil Stojovski, i cili në politikë është nga rradhët e minoritetit të Maqedonisë së Veriut.

Në draftin e siguruar nga ReportTv, Stojovski kërkon që në listën e shteteve që përfshin ligji i dekriminalizimit të futen edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.Po ashtu Stojovski në projektligj kërkon të përfshihen Norvegjia, Islanda, Zvicra si vende europiane por jashtë Bashkimit Europian.

Ky propozim i deputetit Stojovski rregullon një handikap të ligjit të dekriminalizimit dhe parlamentit i cili edhe pas katër viteve nuk kishte përditësuar listën e shtete që duhet kërkuar e marrë informacion për kandidatët.

Në ligjin aktual që përfshin vetdeklarimin për efekt të dekriminalizimit janë të përfshirë vëndet e BE-së, SHBA-as, Kanadasë dhe Australisë. Por nuk ka patur asnjë detyrim për vendet e Ballkanit apo ato të Europës të cilat janë jashtë Unionit.

Me miratimin e këtij ndryshimi në parlament, pak muaj para zgjedhjeve pritet të mbyllet një tjetër derë nga ku persona me rekorde kriminale apo dënime të fshehura mund të futeshin në politikë.

Drafti aktualisht ndodhet në parlamenti dhe pritet që në sesionin e ri për vitin 2021 të marrë edhe votat e deputetëve.

Që nga hyrja në fuqi ligji i dekriminalizimin ka përjashtuar deputetë, kryebashkiakë, të zgjedhur në adminsitratë publike si dhe këshilltarë të pushtetit lokal.

Në zgjedhjet vendore të 2019 jo pak herë u evidentuan precedent të tillë për shumë prej kandidatëve për kryetar bashkie, për disa prej tyre pas emërimit.

Dy javë pasi ishte betuar si kryebashkiak, Partia Demokratike denoncoi Agim Kajmakun se kishte mashtruar me formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur identitetin Jorgo Toto, me të cilin ishte ndjekur penalisht në Greqi.

Listës së kryetarëve të zgjedhur që kishin gënjyer në formularin e dekriminalizimit iu bashkua dhe Agron Malaj i Bashkisë Mat.

Për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kryetarët e partive kanë afat deri në datë 7 mars për të hartuar listat e zgjedhjeve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paraja: 04/01/2021 01:02

    Kur një person rehabilitohet pse të mos votohet? A nuk eshte kjo shkelje të drejtash? Pse nuk bëhet ligji i deklarimit të cdo centi që ka cdo individ ? Pra ligjin e bën ligji për vete dhe keshtu mbetet !

    Përgjigju
  • USA emigrant: 03/01/2021 16:47

    NUMRI (1) I KANIDATEVE NE ZGJEDHJET E 25 PRILLIT DUHET TE JETE DEKLARIMI I PASURIVE DEKLARIMI I PARAVE QE KANE NEPER BAKA DHE SI JANE TAKSUAR PER 30 vite N Q SE KA TRANSPARENCE DHE TE IVESTIGOHEN NGA STRUKTURA TE HUAJA JO SHQIPETARE SPAK NUK ESHTE I BESUESHEM PASTAJ MUND TE SHOHIM DICKA POZITIVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?