Kristo Papa, kardiolog nga Londra dhe Erinda Aliaj nga SHBA

Politikë

Report Tv zbardh emrat, kush janë 3 kandidatët favoritë të PS për diasporën

12 Mars, 12:42| Përditesimi: 12 Mars, 13:01

  • Share

TIRANË- Report Tv zbardh emrat potencialë të Partisë Socialiste për diasporën. Tre janë emrat më favorit, Kristo Papa, kardiolog nga Londra i cili pritet të futet në listën e mbyllur të qarkut të Fierit.

Për qarkun e Vlorës, pritet që në listë të mbyllur të futet Erinda Aliaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qarkun e Shkodrës pritet të kandidohet në listë të mbyllur Eduard Zadrima nga Kanadaja.

Ndërkohë, Koordinatorja për Diasporën, Zerina Bruci mund të vendoset në listën e mbyllur të Tiranës. Para takimit me Kryesinë e PS, kryesocialisti Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit e qarqeve, mes tyre edhe shefin e diasporës, Taulant Balla.

Pas takimeve me Kryesinë, PS pritet të zyrtarizojë listën me emrat e kandidatëve, ndërsa afti i fundit për dorëzimin në KQZ është mesnata.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Psikologu: 12/03/2025 17:46

    Kristo Papa sekser spitalesh në Londer, këta e duan deputet. Perputhet me programin e qeverisë së anti vlerave

    Përgjigju
  • Ehuu: 12/03/2025 13:56

    Te lesh punen si kardiolog ne angli qe eshte nga me te paguarat, per nje vend deputeti ne shqiperi, llogarite nuk dalin

    Përgjigju
  • Vlora: 12/03/2025 13:02

    Pse Kristo Papa te na perfaqesoj ne ne Angli. Ky se ka Iden e emigracionit ne Angli.ka ardh si doktor dhe me letra greke me duket. Ky ka pat shume miqesi me Janullatosin. Ky e mban veten me thumper grek sesa shqiptar. Turp

    Përgjigju
    • Anglezja: 12/03/2025 16:44

      Te gjithe e dine ne Londer ku eshte klinika e Dr. Papes.Kur ju duhet te gjithe vrapin e mbani te Dr. Papa. Tani qe Dr. Papa ka marre nje vendim personal sajoni keto komente me zi se Bufi i Kenetes! Grek eshte Bufi i Kenetes qe eshte gati t'i fale dhe Shqiperine Greqise vetem ta sjellin te ciceroje ne maje te plehut! Deri sa i dinke dhe miqesite e Dr.Papes duhet te jesh ndonje nga ato qe je munduar t'i krehesh bishtin, por kur s'te eci del dhe shkruan kete pacavure! Turp ty Vlora!

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?