TIRANË- Report Tv zbardh emrat potencialë të Partisë Socialiste për diasporën. Tre janë emrat më favorit, Kristo Papa, kardiolog nga Londra i cili pritet të futet në listën e mbyllur të qarkut të Fierit.
Për qarkun e Vlorës, pritet që në listë të mbyllur të futet Erinda Aliaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qarkun e Shkodrës pritet të kandidohet në listë të mbyllur Eduard Zadrima nga Kanadaja.
Ndërkohë, Koordinatorja për Diasporën, Zerina Bruci mund të vendoset në listën e mbyllur të Tiranës. Para takimit me Kryesinë e PS, kryesocialisti Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit e qarqeve, mes tyre edhe shefin e diasporës, Taulant Balla.
Pas takimeve me Kryesinë, PS pritet të zyrtarizojë listën me emrat e kandidatëve, ndërsa afti i fundit për dorëzimin në KQZ është mesnata.
Komente

Ha ba ye gjithe tek dr papa e mbajne draping, nuk ka asnje doktor tjeter ne Angli??? Ai vendimi personal i dr Papes per te lene zanatin e rij ne Angli eshte vetem per te shkuar dhe vjedhur me shume ne Shqiperi. Kete e dine te gjithe. Greqine ja fali ky hajduti bashke me shoket e tij qe jane ne rradhe duke u bere gadi te futen ne burg nga spaku. Turp te vije ty Angleze qe mbron hajdutet qe e vodhen Shqiperine dhe njerezit mendojne si te ikin sa me pare nga ai vend.
PërgjigjuKristo Papa sekser spitalesh në Londer, këta e duan deputet. Perputhet me programin e qeverisë së anti vlerave
PërgjigjuTe lesh punen si kardiolog ne angli qe eshte nga me te paguarat, per nje vend deputeti ne shqiperi, llogarite nuk dalin
PërgjigjuPse Kristo Papa te na perfaqesoj ne ne Angli. Ky se ka Iden e emigracionit ne Angli.ka ardh si doktor dhe me letra greke me duket. Ky ka pat shume miqesi me Janullatosin. Ky e mban veten me thumper grek sesa shqiptar. Turp
PërgjigjuTe gjithe e dine ne Londer ku eshte klinika e Dr. Papes.Kur ju duhet te gjithe vrapin e mbani te Dr. Papa. Tani qe Dr. Papa ka marre nje vendim personal sajoni keto komente me zi se Bufi i Kenetes! Grek eshte Bufi i Kenetes qe eshte gati t'i fale dhe Shqiperine Greqise vetem ta sjellin te ciceroje ne maje te plehut! Deri sa i dinke dhe miqesite e Dr.Papes duhet te jesh ndonje nga ato qe je munduar t'i krehesh bishtin, por kur s'te eci del dhe shkruan kete pacavure! Turp ty Vlora!