DOKUMENTI/ REPORT TV zbardh kërkesën e SPAK për Kuvendin, Arben Ahmetaj në hetim edhe për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit

11 Korrik 2023, 10:08| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 20:54

  • Share

Report TV siguron kërkesën e SPAK dërguar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit persona të banesës së deputetit.

Kërkesa përbëhet nga 12 faqe dhe në dokument zbulohet se Ahmetaj po hetohet jo vetëm për inceneratorin e Elbasanit por dhe për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë si dhe ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë"

"Hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, janë shtrirë në kuadrin e parimit të një hetimi të gjithëanshëm, në rolin që ka pasur shtetasi Arben Ahmetaj, jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncesion të projektit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë, por edhe në atë për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë si dhe ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë" thuhet në dokumentin e siguruar nga REPORT TV.

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim. 

Si nisi hetimi

Pjese nga dosja

"Hetimet fillimisht kanë nisur në 2020  për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, të parashikuara respektivisht nga nenet 248 e 25, 260, 245 dhe 25, 287 të K.Penal.

Në themel të hetimit të mësipërm, ka qenë procedura e dhënies me koncension shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim i angazhimit të marrë përsipër nga shoqëria Albtek Energy sh.p.k.

Me vendimin nr. 21 date 21.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Komipsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 ndaj të pandehurë e të sipërcituar.

Me vendimin e datës 19.09.2022, prokurori i qështjes ka vendosur ndërkohë ndarjen e procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 në disa procedime penale të tjera e ndër të tjera në procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022, në kuadrin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjithashtu, mbështetur në kallzimin penal nr. Kl58 prot datë 22.02.2023 (hyrje në prokurori) të shtetasit Adriatik Doçi, është regjistruar procedimi penal nr. 30 datë 24.02.2023 për veprat penale U “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzirni për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i qdo personi ijetër që ka detyrimcn ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtraisë kriminaZe” parashikuar respektivisht nga nenet 260, 257/a dhe 287 i K.Penal.

Procedimet penale nr. 277/1 i vitit 2022 dhe nr. 30 i vitit 2023, janë bashkuar në një procedim penal të vetëm e konkretisht ai me nr. 277/1 i vitit 2022, duke vijuar tashmë hetimet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ase të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë lë personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i qdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 257/a dhe 287 i K.Penal.

Shtetasi Arben Ahmetaj, mban cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e hetimeve që po kryhen për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022.

Hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, janë shtrirë në kuadrin e parimit të një hetimi të gjithëanshëm, në rolin që ka pasur shtetasi Arben Ahmetaj, jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncension të projektit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë, por edhe në atë për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë si dhe ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë"

Në lidhje me procedurën për dhënien me koncension për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë, Prokuroria e Posaçme kishte regjistruar ndërkohë procedimin penal nr. 187 të vitit 2020 për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale ”, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhuove vendor”, në bashkëpunim, “Mashtrimi ”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Kriyimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal, 287; 245 e 25, 244, 143/3 e 25, 144/a e 25 i K.Penal. Në përfundim të hetimit, kërkoi dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të të pandehurëve Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, Arben Dervishaj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi, Gentian Zifla, shoqërive “Iniegrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Service” sh.p.k, “Sili” sh.p.k, “J.P.Y’ sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k, “Best Services” sh.p.k, “Frogy 03”

sh.p.k, “General Servis” sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-1 /’ sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k”, “RSI & T Group” sh.p.k, “Froggy”sh.p.k. Me vendimin nr. 26 date 24.03.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 187 të vitit 2020 ndaj të pandehurëve të sipërcituar, përveç disponimit për pushimin e çështjes të të pandehurëve Enver Sheshi dhe Robert Shabani.

Dosja u sigurua nga gazetarja e Report TV Keti Banushi.

Sa vite burg rrezikon?
Ish-ministri Ahmetaj akuzohet për refuzim dhe mosdeklarim pasurie vepër penale për të cilën nëse do të gjendet fajtor rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ish-ministri akuzohet edhe për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe nëse do të shpallej fajtor do të rrezikonte deri në 12 vite burg. Ahmetaj akuzohet edhe për pastrim të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal vepër penale për të cilën Ahmetaj rrezikon deri në 15 vite burg.

Ahmetaj në pyetje si person në hetim
Më 22 qershor 2023 Arben Ahmetaj u thirr për herë të parë në SPAK dhe u pyet për rreth 6 orë si person nën hetim. Kur Ahmetaj la ambientet e SPAK, por për gazetarët refuzoi të japë detaje të shumta, duke theksuar se vetëm kishte ardhur për të sqaruar pozicionin e tij.

Vilat e sekuestruara
Në 9 mars të këtij viti, GJKKO miratoi kontrollin e banesave të gruas dhe ish-bashkëjetueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Në prill të 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit, ka refuzuar që të lirojë nga masa e sekuestros preventive një vilë në Hamallaj e një në Palasë, të cilat janë bllokuar për llogari të hetimit ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.  Pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë dhe një në Hamallaj. E Palasës është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave, Albina Mençka, por e poseduar me emrin e shoqes së kësaj të fundit Elda Dine. Vetë ish-bashkëshortja e zyrtarit të lartë ka mohuar të ketë lidhje me këtë objekt. Ndërsa vila në Hamallaj i përket Arjola Hoxhës, bashkëjetueses aktuale të ish-zv.kryeministrit, Ahmetaj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?