TIRANË- Dy fëmijët e vegjël, motër e vëlla, Eva dhe Endrit Dumani të cilët ndodhet në kampin famëkeq ‘Al- Hol’ në Siri i kanë dërguar një mesazh paralajmërues dajës së tyre në Tiranë. Ata kërkojnë që ai tu bëjë të fala të gjithëve pasi situata në kamp është e rëndë dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë.
“O daja xhetan nuk e dim a do të lajmeroj më se punët ktu nuk jan mir fare se ça do behet nuk e dim beju të fala të gjithve …..”
Eva dhe vëllai i saj Endrit Dumani i kanë shkuar së tyre Xhetan Ndregjoni nga kampi Al-Hol në Seri ku qëndrojnë të bllokuar prej 6 vitesh. Nga Dibra 13 dhe 11 vjeç u larguan me babanë për në Siri. Vetëm pak kohë më vonë, babai vritet dhe të miturit mbetën vetëm në kampin e ferrit
Në përpjekje për t'i riatdhesuar, familjarë të tjerë dërguan pranë fëmijëve, gjyshen e tyre Mentije Dumani. Tentativat e saj vazhduan për një kohë të gjatë por nuk u finalizuan për shkak të një sëmundjeje që i mori jetën të moshuarës. Vetëm dhe pa askënd afër në kamp Eva dhe Indrit shpresojnë të kthehen në shtëpinë e tyre në Shqipëri aty ku jeton daja dhe nëna e tyre Mide Ndregjoni.
Familja e mbetur e Ndregjonit herë pas here kërkon ndihmë tek autoritete. Më së fundit një letër që disponon Report Tv i është drejtuar kryeministrit Edi Rama.
“Zoti kryeministër Eva sot është një vajzë 13 vjeçe dhe Endri sot është 11 vjeç. Më zhbëri dhimbja më beso. ………po ju bashkangjis disa mesazhe të Evës që dhe ju të kuptoni që Eva kërkon ndihmën tonë, ndihmën tuaj, të shtetit, ashtu siç ajo thërret me zërin e saj engjëllor.”
Nëna Mide, mori një përgjigje jo zyrtare nga përfaqësues të kryeministrisë. Në të shpjegohet se nuk mungojnë përpjekjet nga autoritet shqiptare, por problemi kërkon dhe një angazhim nga shtete e tjera çka e rëndon më shumë situatën.
Nëse do të ktheheshim pas në kohën kur autoritetet shqiptare do të riatdhesonin Alvin Berishën 11 vjeç nga kampi Al Hol ministri brendshëm Sandër Lleshaj do të deklaronte.
“Do të shohim mundësinë për zhvillimin e një operacioni tjetër të gjerë i cili do të mundësojë kthimin e fëmijëve të tjerë të bllokuar në kampin Al-Hol.”
Kanë kaluar 10 muaj nga ky premtim që nuk është mbajtur. Gjendja në kamp është edhe më e rëndë. Aktualisht në Al- Hol janë të bllokuar 69 shqiptarë, 51 prej të cilëve fëmijë, teksa më herët Shqiptarja.com ka zbardhur ekskluzivisht emrat e shqiptarëve në atë kamp famëkeq. Ata kalojnë ditët dhe vitet me frikë, por besojnë që një ditë do të shkojnë në shtëpinë e tyre.
Letra e plotë
"Me shpresën e mirëkuptimin me shumë respekt e konsideratë për detyrën dhe përkushtimin tuaj unë Mide Ndregjoni Dumani mora guximin t'ju shkruaj në rrethana krejtësisht të vështira. Më duhet t'ju kërkojë ndjesë në emër të familjes sime atërore Ndregjoni për këtë dhimbje të madhe që ish- bashkëshorti im shkaktoi. Ai rrëmbeu dy fëmijët tanë dhe përkatësisht Eva dhe Endri Dumani përkatësisht në anë kohë 8 dhe 5 vjeç dhe i çoi ata në Siri. Shumë pak muaj pas mbërritjes atje ai humbi jetën dhe fëmijët e mi Eva dhe Endri kanë përjetuar një kalvar të mundimshëm vuajtjesh she stërmundimesh, të marrë penf në një vend ku vdekja u kërcënohej çdo ditë. Sot ata gjendjen në kampin "Al Hoot" në Siri i cili kontrollohet nga Forcat Ushtarake Kurde. Besomë nuk kishte dhimbje më të madhe për mua, nuk kishte më as ajër, po vetëm shpresa se ata një dotë do të kenë nevojë për mua më ka mbajtur gjallë. Çfarë dhimbje kam përjetuar. Çfarë tragjedia! Kur humb një fëmijë humb të ardhmen. Mbas denoncimit tim në prokurori për rrëmbim të fëmijëve të mi në datën 27 janar 2014 nisi një kalvar vuajtjesh dhe stërmundimesh për mua dhe familjen time. Fati i paracaktuar për mua. Duke qenë se unë ndodhem përballë një humnere të madhe shpirtërore prej 6 vitesh vendosa të flasë drejtpërdrejtë me ju z. kryeministër. Siç ju thashë më lart, pas ikjes së ish- bashkëshortit sigurisht ishte dhe mosakordimi i institucioneve tona dhe unë u ktheva në familjen atërore. Nisur nga edukata dhe kultura e familjes time për çdo moment u bëmë njësh me shtetin dhe institucionet për të bashkërenduar në të gjitha të dhënat që ne merrnim dhe shteti na kërkonte. Përdorëm çdo mundësi të qenë dhe të paqenë. Duke shpresuar...Ish- bashkëshorti im disa muaj mbas mbërritjes atje humbi jetën duke lënë në mes të luftës fëmijët e mitur. Shpresa ime u rikthye gradualisht vit pas viti dhe duket pranë dita kur unë do t'i përqafoj. Siç është bëre me dije nga mediat dhe institucionet në fazën e parë u rikthyen një grup prej 100 personash në shtetin e Kosovës . Aty rilindi shpresa jonë. Zoti kryeministër Eva sot është një vajzë 13 vjeçe dhe Endri sot është 11 vjeç. Më zhbëri dhimbja më beso. Tani jam gru dhe bëj çfarë guri bën në përditshmëri time. I vetmi shtef nëpër të cilin mund të kthehen jeni vetëm ju. Shteti ashtu siç Eva thërret nëpër telefonatat dhe mesazhet e sa shpresdhënëse. E vendosur të mos e bëj dhimbjen time publike duke respektuar njerëzit që më qëndrojnë afër dhimbjes sime po ju bashkangjis disa mesazhe të Evës që dhe ju të kuptoni që Eva kërkon ndihmën tonë, ndihmën tuaj, të shtetit, ashtu siç ajo thërret me zërin e saj engjëllor.
"Daja Xhetan ne jemi mirë. Mundohuni me na marrë sa më shpejt/ Ajo daja Xhetan. Unë jam në linjë fol sa më shpejt ca ke për të fol se këtu është shumë frikë se na kontrollojnë dhe nuk mundemi me fol shpesh. O daja Xhatan me kështu njerëzish ne kemi frikë me dale se ne jeni nëpër tela. Telaj janë krejt ushtarë dhe nuk mundemi me dalë pa ushtarë as deri në pazar dhe nuk mundemi me e bë këtë se ca gra janë munduar të dalin e i kanë kapur dhe i kanë futur në burg. O daja Xhatan lidhur me shteti që të vij shteti të na marrë, ambasada jonë të na kërkojë. Këta na kanë thënë s'ka problem nëse vjen shteti u merr ne ju lejmë se dhe shumë shtete të tjera i kanë marrë me shtet. Edhe ti interesohu krejt me shtet që të vijnë të na marrin krejt ne shqiptarët që jemi këtu. Me këta lloj njerëzish fshehta unë kam frikë me ardh. O daja Xhatan, unë nuk mundem me fol përditë se edha këta bezdisen se edhe ky telefon është i një motre të huaj dhe nuk mundem me e tregu. O daja Xhatan, thuaj familjes së Kreshnikut se familja e tij është me neve, i kemi çadrat ngjitur krejt shqiptarët, mos të mërzitet, por ajo nuk ka anjë komunikim me ta.
Zoti kryeministër, Eva ka bërë një liste identifikimi për të gjithë shqiptarët që janë në kamp, listë të cilën ne jua kemi cuar organeve kompetente. Eva është një vajzë që ka pasur rezultate te shkëlqyera në shkollë dhe unë jam e bindur se ajo do të bëhet një qytetarë e mirë. Ju lutem jepini shpresë Evës, Endrit. Zoti kryeministër, ju lutem mundësoni dhe përshpejtësoni sa më shpejt, kthimin e tyre të sigurt në rrugë zyrtare, unë nëna e tyre të lutem me dhimbje nëne. Endri dhe Eva kërkojnë çdo ditë orën e kthimit. Kemi nevojë për ndihmën tuaj që ata fëmijë shqiptarë të kthehen këtu për t'i riatdhesuar she rehabilituar si shtetas shqiptarë, Ata ndodhen në kampin "Al Hot" në Siri mundësimi i tyre mendoj është prioritet sepse ata nuk kanë asnjë prind aty. Në këtë aspekt familja ime ofron ndihëm për të marrë përsipër shpenzimet e udhëzimit të tyre nga Siria drejt Shqipërisë për të gjithë fëmijët dhe gratë dhe sigurisht t'ju mbështetim juve në të gjithë procesin e rehabilitimit të tyre të shpejtë"
Letra e dërguar kryeministrit Edi Rama
Endri dhe Eva Dumani
Vijon...
/BESIMTAR/ keta femije po tregohen me te pjekur se ju.Asnje femije nuk duhet lene prapa.Ata jane te pafajshem.Disa prej tyre do kene nevoje per reabilitim fizik dhe psikologjik,se mund dhe te jene indoktrinuar me fanatizmin fetar.Sa per te rriturit,duhet te riatdhesohen vetem ata qe jane sjelle me force,o mashtrim dhe me pas edhe keta duhen reabilituar dhe duhet te japin prova tolerance,etj.Rruga do jete e gjate e shume e veshtire.
PërgjigjuE para mos ju gjetshin kockat Babes, e dyta ku e lexoni ju or milet (tufe), se kur qerrohesh nga do , ne rruge kriminale, per te kryer krime etc, shteti duhet te kujdeset per ty apo car le ti pas?! Asnje femij, grua, vella, moter, nene apo babe, nuk duhet te hyj me ne teritorin Shqiptar, perpos ne burg, sipas moshes ....
PërgjigjuShteti shqiptar nuk negocion dot se nuk e le baba Erdogan, pasi ate kamp e administrojne kurdet. Kurdet kerkojne njohje zyrtare qe te lejojne ato viktima te mjera te kthehen ne shtepite e tyre, ndaj i mbajne si pengje politike. Eshte per t'u habitur sesi nje popull i vuajtur dhe i shtypur si kurdet te sillet si shtypes me ata te mjere. Liria nuk fitohet duke mbajtur peng ata femije, bile po ti lironin do te fitonin edhe me shume simpatizante te qyteteruar per kauzen e tyre kurde. Ose shteti shqiptar nepermjet instrumentave ekstra ligjore te paguaj mafian kurde e ti liroje ata te mjere ashtu siç beri Italia me Alvinin. Po te ishin shtetas gjermane apo italiane ata femije do ishin liruar tani. Te pakten te zene mend nga kjo histori e dhimbshme keta qe broçkullisin per terrorizmin ne emer te islamit.
PërgjigjuPo me te negocpje shteti atje, kush eshte autoriteti qe komandonne ate kamp.
Përgjigju