Report TV zbardh propozimin e Ramës për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë! 3 prioritetet e draftstatutit: Vlerësim nga Kushtetuesja, 2 vitet e para e mbikëqyr BE

1 Nëntor 2023, 17:24| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 23:25

  • Share

Zbardhet draftstatuti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Dokumenti që Report Tv i referohet dhe që më 7 qershor 2023 iu dërgua presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, ka 3 objektiva kryesore. Ai synon implementimin e Marrëveshjes Bazë të vitit 2013 si dhe atë të 2015-ës, krijimi një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës si dhe Mbrojtjen e dyfishtë.

Në propozimin e tij, Rama thekson se statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t'i mbivendoset ose të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna.

Lidhur me funksionimin e kësaj bashkësie komunash, Rama parashikon një "strukturë organizative duke përfshirë Asamblenë, Presidentin dhe zv/presidentin, Bordin, grupin këshillues, administratën dhe zyrën e ankesave”.

Sa u përket marrëdhënieve me autoritetet qendrore, Rama sugjeron që kjo bashkësi të mos zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese e ligjore mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë.

Po ashtu, sipas tij, dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga BE. Struktura e re që sugjeron kryeministri Rama është që bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe SHBA, ndërsa pavarësisht kundërshtive fillestare, edhe Kosova edhe Serbia e kanë cilësuar si një bazë të mirë për normalizimin e marrëdhënieve.

Më 8 qershor, kryeministri Rama bëri të ditur se u ka dërguar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Po ashtu më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, dhe më 18 mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Neni 7 i kësaj marrëveshjeje kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Asocialeshi: 02/11/2023 09:06

    Po çfarë janë këto pordhë që lëshon, po asociacioni i shqiptarëve në Preshevë e Serbi kur do krijohet. Po në Greqi kur do krijohet asociacioni Camerisë

    Përgjigju
  • Qobani: 02/11/2023 07:04

    Mexhithse kta të cilët po e dojnë punën dhe jetën,po shkojn në mërgim,në vendë po dominojn Vajtustë e pa ngopun dhe tpa rahatushëm,kan nevoj të mirren me vetëvehtëm,për tu ba sa ma shum Njerëzor

    Përgjigju
  • Fshat: 02/11/2023 06:54

    Po asociacionin e komunave me shumice Greke ne jug te Shqiperise kur do ta formojme ?

    Përgjigju
  • Iris: 02/11/2023 03:02

    Tingellon si shtet brenda shtetit!Mungon nje /Beler/-veriu,ose nje /Dodik/serbo-kosovar asosacioni,per t'i dhene /esencen/ e duhur!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 01/11/2023 21:15

    Ik o SOCIOPAT...NXIRR KARTELËN E ARKIVUAR TE SOCIOPATISE TE SHPETOSH NGA BURGU...MOS NA ÇAJ ATË QË S'THUHET.

    Përgjigju
  • Berisha: 01/11/2023 20:33

    Te kishte aq mend do ishim rregullu me kohe,po sic thone ne dukagjin:se ka per fis te behet rigoni lis

    Përgjigju
  • Maksi: 01/11/2023 18:13

    Propozimi i ...Rames? Sikur 'krieministri' tha jo Ayyy por nje grup 'nderkombetar' ekspertesh e kishin propozu. Ca i ben mashtrimit boti.

    Përgjigju
    • Nini: 01/11/2023 23:54

      Nqs nje skuader futbolli ( psh Partizani ) ka 11 lojtare te huaj. Fiton PARTIZANI APO GRUPI I PERBERE NGA 11 LOJTARE te huaj. Ne tabelen e renditjes duket Partizani apo 11 emra futbollistesh te huaj. Deshe te thoshje " Mos je fut p...dhes"

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?