TIRANË- Me një vendim qeverie, zjarrfikësve do tu ulen pagat mujore. Ndonëse zjarrfiëksit nuk kanë orar për të shpëtuar jetët e njerëzve në thirrjen në numrin 128, paratë që hidhen për ta do të jenë me pikatore.
Vendim i qeverisë i vitit 2019 pritet tu paguajë atyre orët e punës natën me plus 50% vetëm nëse pas orës 22:00 të mbrëmjes dalin në operacione.
Këto ndryshime kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami i cilëson si antiligjore e që bien ndesh me Kodin e punës. Sipas tij kjo pritet ti reduktojë pagën me 7 mijë lekë nga 38 mijë që përfiton sot.
“Ka dalë një VKM numër 203 e cila thotë po dole natën paguhesh 150% kur kodi i punës flet qartë dhe thotë nga ora 19:00 deri në 22:00 paguhesh 120%, nga ora 22:00 deri 06:00 mëngjesit paguhesh 150%. Shuma është rreth 70 mijë lekë të vjetra. Ra tërmeti të gjithë zjarrfikësit ishin atje fëmijët i lanë atje këto thonë ty nuk të paguhen orët e natës”- u shpreh kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami.
Shqetësim tjetër që ngre kreu i sindikatës lidhet dhe me mënyrën e pagesës së ditës së shtunë dhe të diel që për zjarrfikësit konsiderohen si ditët e festave.
Sipas Bajramit VKM-ja përcakton se dita e shtunë dhe e diel do të paguhen si ditë normale, jo dyfishin siç e parashikon kodi i punës.
“Orët e festave, festë quhet e shtunë dhe e diel do të bëhen me ditë pushimi. Repartet e zjarrfikësve në këtë ditë që flasim lënë shumë për të dëshiruar. Ne kapim një rreth që ka 12 ose 14 zjarrfikës ku mund të gjinden personat që të bëhet leja e zakonshme”- u shpreh kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami.
Në fund kreu i sindikatës, Bledar Bajrami paralajmëroi dhe organizim të protestave nga punonjësit e zjarrfikësve deri sa problemi i tyre të marrë zgjidhje dhe kërkesat e tyre të plotësohen.
Po shtetit i duhet te zgjedhe per te mbajtur me rroge midis zjarrefiksave qe sakrifikojne e rrezikojne jeten dhe superliges te te paafteve te futbollit qe kercenojne me bojkot.Shteti ka gjithe ato borxhe per te paguar,keshtu sakrifikohen heronjte e vertete dhe mbahen me para bile me dhurata sic beri E.Veliaj,te paaftet e futbollit,plus deputetet qe nuk jane me ne parlament.
PërgjigjuHe me ju lumte.. Biles une them qe zjarrefiksit te jene vetem vullnetare dhe jo profesion me pagese. Mundesisht edhe te shkojne ne vendngjarje me shapka me gisht. Nuk keni turp! Per mendimin tim puna e zjarrfiksit duhet te jete me turne. Qofte edhe te shtune apo te diele. Qe te bjere me rradhe dhe puna. Por ama nga ana tjeter duhet te kete shperblim per cdo lloj nderhyrje nga me te lehta psh ndihme nje personi qe ka mbetur i mbyllur apo ne lartesi etj, deri tek veshtiresia e fikjes se nje zjarri ne terrene te veshtira brenda nje pallati te larte ose neper male me terren te veshtire. Lere pastaj kur kontribuojne ne menyre direkte shpetimin e jetes se nje njeriu duhet te jete maksimumi i shperblimit.
PërgjigjuKur te bie zjarr diku te shkojne ministrat dhe deputet se bashku me oligarket
PërgjigjuRogat nuk duhet te ulen por te rriten, pasi luajne me jetet e tyre. Une jam i mendimit se per tu bere zjarrfikes duhet te rriten kriteret dhe normat e kualifikimit,te ofrohen mosha te reja, pasi shoh shume zjarrfikes te vjeter ne moshe, ku disa prej tyre nuk jane as per pastrimin e rrugeve. Pozicioni i zjarrfikesit te shikohet si profesion, jo thjesht si nje vend pune. Nje 45-60 vjecar nuk mund te luftoje zjarrin ne ndertesa shume kateshe,pasi luftimi zjarrit kerkon pregatitje te larte taktiko-fizike. Te shikohet nje zgjidhje tjeter per moshat e vjetra.
Përgjigju