Kronikë

Report Tv zbuloi shitjen e rafinerisë së Ballshit për skrap, naftëtarët sërish në protestë: Qeveria të ndërhyjë ose do futemi në grevë urie! Forca të shumta policie rrethojnë uzinën

3 Dhjetor 2021, 11:08| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 15:14

  • Share

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë këtë të premte, një ditë pasi Report TV zbuloi ekskluzivisht shitje e rafinerisë së Ballshit. Të revoltuar, ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose në të kundërt do të futen në grevë urie.

"Sot do të marrim aktin final, do kalojmë në grevë urie. Nuk ka zgjidhje tjetër. Të bllokohen punimet, kujt tja kërkojmë këtë ne? Ministri i Brendshëm të vijë këtu, mos na fusin në konflikt me policinë. Këta me skafandra ne me duar bosh. Ça po bëhet këtu, si ka mundësi të ndodhë kjo? Policia e Shtetit po mbron hajdutin. Të na lejojnë të shkojmë te reparti ynë aty ku kemi derdhur djersën. Ne duam paratë tona. Të ndalohet vjedhja në uzinë", shprehet një nga naftëtarët.  

Ndërkohë uzina është rrethuar nga forca të shumta policie, për të mos lejuar naftëtarët të futen në rafineri.

Report Tv  zbuloi dje se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap. Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.

Për këtë qëllim janë ngritur dy grupe me ekspertë vlerësues të rafinerisë së amortizuar. Grupet e ekspertit, në bazë të vlerësimit, kanë arritur në konkluzionin se për të rikthyer në punë rafinerinë, duheshin 30 deri në 50 milionë euro, një kosto kjo shumë e lartë.

Një vit më parë, naftëtarët e Ballshit u futën në grevë urie, duke kërkuar një zgjidhje për situatën e tyre, ndërsa më 13 nëntor arritën një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të marrë një pagë prej 4000 mijë lekësh në muaj për vit. Ndërkohë me skadimin e kësaj marrëveshje, sërish qeveria do t'i japë atyre pagë mujore prej 3000 mijë lekësh në muaj për 2 vitet në vijim, por kjo zgjidhje nuk ka kënaqur naftëtarët. Ata kërkojnë marrjen e 13 pagave të prapambetura, në kohën kur ARMO kalonte dorë më dorë, saqë sot është e vështirë të identifikohet pronari.

Rafineria e naftës në Ballash ishte pjesë e ARMO, e privatizuar në vitin 2008. ARMO kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Sot funksionon vetëm rafinerie e naftës në Fier.

 

Ora 11:37
Me fëmijën e vogël në krah, një nga naftëtarët në Ballsh i shkon përballë forcave të policisë: Po mbroni hajdutët, po kërkojmë vetëm atë që na takon (VIDEO)

'Po mbroni hajdutët, po kërkojmë vetëm atë që na takon', kështu iu drejtua forcave të policisë një nga naftëtarët në Ballsh, i cili mbante në krah fëmijën e tij. Sipas tij, ajo që po bëhet në rafineri është vjedhje.

"Të largohen policët. Nëse kjo nuk është vjedhje, pse rrini këtu ju?", shprehet ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qwert: 03/12/2021 13:42

    Si nuk paskan turp po beni 30 vjet qe po vidhni shtetin dhe kerkoni rroga qyl pa punuar asnj dit ..policia duhet ti arrestoj keta punetor rrugec qe kerkojn rroga pa punuar asnj dit prrangat zagareve ..shkoni punoni se po beni 30 vjet qe spo punoni..

    Përgjigju
  • Emigrant: 03/12/2021 11:52

    U kujtuat von vellezer naftetar tani mblidhuni dhe shkoni para shtepive te atyre qe e shiten dhe shkululini dhemballet vetem forca juaj e bashkuar e jep fund kesaj klase politikanesh hajdutet dhe tradhetaresh

    Përgjigju
    • Teli: 03/12/2021 13:54

      Shume drejte. Mos te hexitojne, te pakten tani te marrin cfre iu ka takuar! Ti vene Saliut ne foltore dhe ti kekojne hakun e ture qe Rexart Taci e vodhi permes kredise qe mori ne bank dhe me miratim te sales vuri uzinen ne kolateral. Dhe tani banka e shiti per skrap. Mekat dhe poshtersi... Teli

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?