Bledar Skënderi

REPORT TV zbulon emrat e dy kandidatëve të PS për anëtarë të KQZ

22 Tetor 2018, 13:07| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 16:26

  • Share

Partia Socialiste i ka përcaktuar tashmë dy emrat e saj që do të ulë në karriget e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  PS ka vendosur të rikonfirmojë në detyrë për një mandat të dytë Bledar Skënderin.

Ndërsa emri i dytë i propozuar është ai i Rezarta Bitri, ish këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shërbyer edhe si këshilltare ligjore pranë Ministres Milena Harito gjatë qëverisë Rama I.

PD dhe LSI nuk kanë sjellë ende asnjë emër në Kuvend. Ende nuk dihet nëse këto dy parti do të sjellin ndonjë emër në Kuvend, apo do t’i lënë karriget e tyre bosh. Nga diskutimi, LSI mund të ngelet pa anëtar. 

Mandati i mbaron Vera Shtjefnit dhe Hysen Osmanit, të propozuar nga Partia Demokratike si parti opozitare, si dhe Gëzim Veleshnjës së LSI. Anëtarët e rinj duhet të jenë në detyrë në 11 nëntor. 
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandri: 22/10/2018 13:15

    Ka ardhur koha qe KQZ te jete teresisht e pavarur cjane keta militant apo antar partie qe drejtojne zgjedhjet kjo metode duhet te zhduket nje ore e me pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?