Tirane- Adoleshenti, Q. D., vetëm 17 vjeç, është autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Reols (Alonso) Hysneli, të shtunën e 25 nëntorit 2023 në periferi të Hamburgut në Gjermani.
I mituri që u vetëdorëzua pas ngjarjes në policinë gjermane, duke pranuar krimin, është me origjinë nga Kukësi, por familja e tij prej vitesh jeton në një fshat të Lushnjës, vëlla i dy motrave të tjera.
Rastësisht ose jo, Q. D. mbrohet nga i njëjti avokat në Gjermani, i cili mbron edhe disa anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës, të cilët kanë mbiemrin Domi. Report Tv ka mësuar se pjesë e këtij rrjeti janë Edmond, Ernest dhe Ilber Domi, të cilët janë të njohur shumë mirë nga autoritetet gjermane si trafikantë të lëndëve narkotike dhe bazën e kanë kryesisht në qytetin e Kielit.
Ata krijuan në Gjermani një biznes të vogël, i cili shërbeu si kamuflim për shitjen dhe trafikimin e drogës. Nga dokumentet hetimore në Gjermani, rezulton se anëtar kryesor i këtij grupi ishte Ilber Domi, 34 vjeç, i cili mundi të largohej nga atje dhe të vinte në vendlindje. Pjesë e grupit në fjalë, janë edhe vëllai i Ilber Domit, Edmond Domi, 39 vjeç dhe Ernest Domi, 38 vjeç.
Edmond Domi u akuzua në vitin 2022 për shpërndarje droge në një gjyq në Kiel të Gjermanisë, por u lirua pasi prokurorët atje nuk mundën ta provonin.
Çështja është apeluar dhe pritet të shqyrtohet në një gjykatë më të lartë në shtetin gjerman. Megjithatë, edhe Edmondi, sapo u lirua nga burgu ka lënë Gjermaninë dhe është kthyer në atdhe. I madh në biznesin e drogës është edhe Ernest Domi.
Ai u kap në nëntor të vitit 2020 përmes hackerimit të aplikacionit “SkyECC” nga autoritetet francezë dhe në biseda iu zbulua se mundi të fitojë 1,5 milionë euro me 20 kg kokainë dhe 267 kg kanabis sativa. Ai është i arrestuar dhe gjykimi për të në Gjermani vijon. Dyshimet e autoriteteve gjermane janë se lëndën narkotike që e shiste në zona të Hamburgut, Q. D., autori i vrasjes së Reols Hysnelit, e merrte nga anëtarë të grupit të trafikimit të lëndës narkotike të Domëve, por në këtë drejtim po vijohet me hetime të tjera.
Reols (Alonso) Hysnelit dhe Q. D., 17 vjeç, i dyshuari i vrasjes
Report Tv zbulon foton e 17 vjeçarit të vetëdorëzuar për vrasjen Reols Hysenlit në Gjermani! Lidhjet me grupin kriminal të vëllezërve Domi
Rastësisht ose jo, Q. D. mbrohet nga i njëjti avokat në Gjermani, i cili mbron edhe disa anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës, të cilët kanë mbiemrin Domi.