Në datët 21-23 shtator 2018, komuniteti arbëresh në Itali, Rajoni i Puglia-s, Komuna Casevelchio, shoqëria kulturore “Vëllazëria” me krytar Hidajet Horta, në kuadrin e vitit të Skënderbet, organizoi një veprimtari përkujtimore me karakter shkencor, kushtuar Skënderbeut.
Në këtë veprimtari morën pjesë arbëreshë nga të gjashtë komunat arbëreshe në Itali, shoqata atdhetare -kulturore Miqësia e Grmashit, studiues, koreograf, aktorë, këngëtarë, valltarë, instrumentistë sepse ishte një veprimtari shumëdimensionale, e denjë për një komunitet atdhetar, siç janë shqiptarët e Italisë.
Veprimtarinë e hapi kryetari i komunës Noe Andreano. Më pas historiani Fatos Daci, autor i dy librave për Skënderbeun mbajti kumtesën Origjina e Kastriotëve dhe ditëlindja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e cila u prit më interesim të jashtëzakonshëm. Në vijim, pasardhësi direkt i Kastriotëve Loris Kastrioti Scanderbegh, gazetar, foli për figurën e Skënderbeut, fjalë që u pëlqye nga pjesëmarrësit. Më pastaj përshëndeti drejtori i Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Ishin të pranishëm prof.dr. Bardhosh Gace dhe prof.dr. Ramazan Bogdani, si dhe ish-deputeti e publicisti Fatmir Toci. Veprimtaria u moderua nga Mario D'arcangelo,
Veprimtaria më mbresëlënëse ishte sfilata e grupeve folklorike pjesëmarrëse në aktivitet në rrugët dhe rrugicat e qytetit. Ishte fantastike. Qytetarët e Casavelchio mbushën ballkonet dhe anët e rrugicave dhe përshëndetnin grupert foklorike, të cilët interpretonin këngë e valle të të të gjitha trevave të Shqipërisë, të gjithë të veshur me mostume popullore kombëtare të trevave nga ata vinin.
Pas veprimtarisë shkencore dhe sfilatës, në qendër të qytetit ishte ngritur podiumi i posacëm për një koncert me këngë e valle popullore nga të githa krahinat e vendit, si këngë të shqipërisë së Mesme, të Tiranës, Elbasanit,Valen e Tropojës, vallen e Dibrës. Ndërsa grupet artististike perfonin në skencën e ngritur posacerisht, qytetarët vallëzonin nën ritmin e orkesrës, të cilëve u pri nte balerina shqiptare, me banim në Itai, Brunilda Lato.
Më datën 22 shtator u çel ekspozita e pikturit Leka Rrudho, me piktura të kalave shqiptare dhe portret të Skënderbeut.
U shquan solistët Donika Tufa dhe Metush Doku, këngëatërt Neki Zhupani, Lulëzim Mua dhe Neki Shuli, instrumentistët Hidajet Shtepani me klarinetë, Jetnor Braho në fisarmonikë, Avni Boja në def, Shkëlzen Byku me kitar;vallëtarët e shquar dibranë, të rinjtë Bashkim Troci dhe Fatjon Cara, valltarja Megi Ndroqi, Shpresa Kuqja, ëngjellushe Kuqja etj. Ndër orgnizatorëte veprimtarisë për shqiptarët ishte edhe shqiptaro-italiani Mihal Monka,
Veprimtaria vazhdon në mënyrë të sukseshme.
Një kontribut të veçantë në këtë organizim festiv që mban gjallë indentitetin shqiptar ka padyshim Noé Andriano, Kryetari i Komunës së Casalvecchio dhe po Loris Castriota Scanderbeg, tashëgimtarë i drejtpërdrejtë i linjës së gjakut të heroi tonë kombëtar Skënderbeu. Tashmë në Casalvecchio “Vëllazëria” është bërë një traditë që përsëritet për çdo vit, ku shqiptarët dhe arbërëshët, vëllezër të një gjaku takohen dhe shkëmbejnë dashuri dhe respekt për kulturën, gjuhën, muzikën dhe traditën tonë të bukur kombëtar.
I ftuar dhe i pranishëm ishte edhe dott. Mag. Alban Daci, presidente i www.emigrazione.net, që prej vitesh luan një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës, identitetit arbërësh dhe po ashtu në mbrojtje të kauzave të emigrantëve shqiptarëve si e drejta e votës.