Reportazh/ 'Arratisje në Theth', aty ku gjen qindra turistë gjermanë e britanikë: E dashurojmë ecjen në Alpe dhe freskinë e Syrit të Kaltër

13 Korrik, 13:40| Përditesimi: 13 Korrik, 15:08

  • Share

Parku Kombëtar i Alpeve mbetet një nga destinacionet kryesore të turistëve të huaj që i drejtohen Thethit. Ata shprehen se kanë gjetur në Theth mikritjen dhe natyrën magjepëse që ofron kjo perlë e natyrës në Theth, ne territorin e Shkodrës. Ka nga ato që vijnë për herë të parë por edhe nga ato që rikthehen. Anglia dhe Gjermania mbeten dy vendeve që vizitojnë më së shumti këtë zone.

“Vij nga Gjermania dhe është hera e dytë që vizitoj Thethin. Eshtë shumë bukur, pamje e bukur, njerëz të këndshëm që na duan e mirepresin”.

“Unë jam nga Londra, është fantastike, e dashuroj ecjen nga Valbona në Theth, ne vizituam Syrin e Kaltër sot, që i mahnitshëm dhe kjo shtëpi është fantastike. Po do t'ia rakomandoj njerëzve të tjerë për tu kthyer këtu”.

“Eshtë hera e parë në Shqipëri, ne jemi nisur nga Tirana më pas kemi shkuar në Jug, Gjirokastër, Dhërmi, më pas kemi ardhur këtu. Ky vend është fantastik, shumë i këndshëm, do t'ia rekomandoj edhe njerëzve të tjerë”.

“Ne jemi nga Gjermania dhe vijmë për herë të dytë. Gjetëm shumë informacion në blog në internet për Thethin, një  pamje fantastike! absulitisht ja vlen që ta vizitosh. Ka shumë njerëz këtu, shumë miqësorë, shtëpitë shumë të pastra, ne ndihemi gjithmonë shumë familjarë me to, është perfekt”-, shprehen turistët për mikrofon e Report tv.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me njsipërfaqe prej 2630 hektarësh. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, që e kthen këtë zonë në kryeqendër të turizmit malor.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?