Bota

Reportazh i 'Corriere Della Sera' në Libi: Sirianët e Erdoganit luftojnë për 2,000 dollarë dhe një pasaportë

24 Janar 2020, 13:28| Përditesimi: 24 Janar 2020, 13:31

  • Share

"A je turk?" Në Aeroportin e Misurata, radhë të gjata për jo-libianët.

Nga sot do të zbritet vetëm këtu.

As njëqind orë pas Konferencës së Paqes në Berlin, forcat e gjeneralit Khalifa Haftar rrëzuan një dronë turk në shpatet e Mitigës, duke thyer armëpushimin e vendosur në Gjermani.

“Mjerë ata që fluturojnë në qiellin e Tripolit, paralajmëroi marshalli.  Ne do të godasim gjithçka që fluturon, edhe nëse ai do të jetë një avion Boeing, si në Iran”.

Në aeroportin e Misurata, ushtarët e kryeministrit libian Al Serray, i mbajnë sytë hapur dhe kontrollojnë çdo njëri.

"A je turk?", Pyesin ata gjithë respekt.

Kjo për shkak se mes Al Serray dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan është nënshkruar marrëveshja e dërgimit të trupave ushtarake turke në Libi.

Pyetja e tyre zgjatet akoma...

 Mos jeni nga ata trima luftëtarë që vijnë për të na ndihmuar kundër tradhtarit kriminel Haftar?

Të dërguarit e Erdogan janë aty. Të veshur me rroba ushtarake por pa shenja dalluese.

Ata flasin arabisht, por theksi i tyre është Sirian.

Erdogan ka dërguar deri tani tre mijë paramilitarë sirianë të ardhur nga Raqqa dhe tre mijë të tjerë do të arrijnë së shpejti për të ndihmuar qeverinë e Tripolit.

Ata zbarkojnë me fluturime të posaçme turke, udhëtojnë nga Misrata për në kryeqytet me autobusë të shoqëruar nga policia e Tripolit dhe paguhen 2,000 dollarë në muaj.

Premtimi final?

Një pasaporte turke që do u jepet në fund të vitit 2020.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?