Producentë, regjisorë dhe studentë të kinematografisë morën pjesë në Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Në ekranin e madh u shfaqën 44 filma konkurues por dhe filma të Arkivës së Filmit “Përrallë nga e kaluara” dhe “Gjeneral Gramafoni”, tashmë të restauruar. Eno Milkani u kujdes që ky kompeticion të jetë i paharrueshëm në Pogradec, aty ku e kishte nisur 14 vite më parë me Gerta Qurkun dhe publicistin e ndjerë Fatos Baxhaku. Kineasti thekson se prodhimtaria ka hyrë në rrugën e duhur, ku shumë filma sot po prodhohen në mënyrë të pavarur.
“Filmat e gjatë ishin shumë të mirë, ku përmendim "Okarina", "Sofia" dhe dy filma rumunë”, shprehet Eno Milkani kineast dhe organizator i festivalit.
"Quhet festival ballkanik por në fakt sjell më shumë Europë këtu në Pogradec”, thekson drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eol Çashku.
Ky festival krahas filmave shërbeu si promotor i turizmit, natyrës dhe kulinarisë.
“Përpos se shohin filma diskutojnë për projektet e reja dhe promovojmë turizmin”, tha Gerta Qurku, producente dhe njëresh organizatore e festivalit.
Gjatë netëve të festivalit u promovua libri i “Serafin Fanku- Felini i tetarit shqiptar”, i autorit Stefan Capaliku. Sakaq, Piro Milkani, regjisor i njohur kujton vitet e punës me Fankun dhe e vlerëson atë si "themelues i teatrit të Shkodrës”.
44 filma me metrazh të gjatë e të shkurtër, të producentëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Greqia dhe Turqia u bënë pjesë e edicionit të 14-të festivalit, mes tyre “Horia” me të cilën përfaqësohet Rumania dhe “Okarina” i Kosovës.
“Mesazhi që unë dua të shpreh është njësoj si në film: Besoji intuitës!”, tha aktori protagonist i filmit "Horia", Vladimir Teca .
“‘Okarina’ është një film rreth familjes, trashëgimisë dhe disa situatave të vështira ...", u shpreh drejtori i fotografisë së filmit "Okaria", Aleks Blum.
Festivali u ndoq me interes nga publiku dhe mbrëmjen e 29 qershorit, juria ndau çmimet, ku triumfoi “Gilgamesh”. Nje film i animuar me metrazh të shkurtër, i regjisorit shqiptar Shaqir Veseli.
ÇMIMET E EDICIONIT 14-të TË 'BALKAN FILM FOOD FESTIVAL'
Best Feature Film Award: -Behind the Haystacks - Drejtore Asimina Proedrou - Greqi
"Fatos Baxhaku" Award: "Gilgamesh"- Drejtor, Shaqir Veseli, Shqipëri
Best Student Film Award: "Greenhouse"- Drejtor George Georgakopoulos, Greqi
Pogradeci Lake Award: “Warboy” - Drejtor Marian Crisan, Rumani
Balkan Spirit Award: “To Beflower Marble” – Drejtor Sara Stijović, Mali i Zi
Jury Special Mentions:
-Between the edges of the Day – Drejtor- Andreea Elena Lăcătuș, Rumani
-Goodnight Lilly – Drejtor Peter Vulchev, Bullgari