Emisioni ‘Veri Jug’ në Report Tv sjell sot premierë reportazhin "Blegtorët në Kuç të Gurit të Zi".
Personazhe të reportazhit dy fermerët e vegjël, blegtoret Xhelal Bajraku dhe Xhavit Lohja. Familja Bajraku ka 25 lope, plus disa dynym tokë mbjellë me grurë dhe misër, si baze ekonomike për familjen dhe për ushqimin e bagëtive.
Familja Lohja me një investim model në një fermë të vogël, me kushte shumë të mira dhe me marrëveshje me grumbulluesit e qumështit dhe të viçave për mish.
Në fshatin Kuç ka nisur çelja e bujtinave agroturistike, thotë kryetari i fshatit Ahmet Meti, duke rrëfyer edhe historinë e fshatit shumë afër kështjellës së Rozafatit, kulturën dhe traditat dhe pritjen e turistëve të huaj në mjediset e fshatit.
Kryetari Meti shton se problemi me i madh në fshat janë përmbytjet në kohë shirash dhe kur hapen digat e H/C-ce te Vaut te Dejës, të Komanit dhe më lart tyre, diga e Fierzës dhe se, deri tani, ata nuk kane marrë asnjë dëmshpërblim, përveçse llogaritjes se dëmeve ne kulturat bujqësore dhe në shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet.
Një fermë modern lopësh në fshatin Kuç, kushtet e mira të rritjes dhe shërbimet në mbi 20 lopë që sjellin qumësht të një cilësie shumë të mirë, bazë e ekonomisë së familjes Lohja prej më shumë se 30 vjetësh.
Xhelal Bajraku, fermer në fshatin Kuç të Gurit të Zi - Shkodër, rrëfen historinë e ngritjes së fermës së lopëve dhe grurin në arat e familjes.
I kënaqur, ai thotë se, në 30 vjetët e fundit, ka një ekonomi shumë të mirë falë blegtorisë dhe bujqësisë.
JU LUMSHIN KRAHËT DHE I NDIFSHI LEZETIN. JU SHTOFSHIN DHE MË SHUMË.
Përgjigju