Lini, fshati gadishull i liqenit të Ohrit është ndër më të pëlqyerit sidomos nga turistët e huaj. Pas zbulimeve të fundit arkeologjike të cilat bënë jehonë në mediat ndërkombëtare eshte rritur numri i turisteve franceze e italiane.
Roza Bicja, e cila ka një bujtinë ne fshat shprehet se këtë vit rezervimet kanë nisur më herët, ndërsa piku pritet të jetë në muajt Korrik, Gusht dhe Shtator. Booking është platforma në të cilën bëhen më së shumti rezervimet e bujtinave. Më të pakët janë turistët vendas frekuentojnë Linin.
Aktualisht këtu gjejmë turistë franceze dhe italianë që flasim me impresion jo vetëm për fshatin liqenor, por për Shqipërinë në tërësi, që po e eksplorojnë në çdo dimension.
“Kurioziteti më shtyu te vizitoj shqiperine, per te zbuluar zakonet, menyren e jeteses dhe peisazhin po ashtu. Jam per here te pare ne shqiperi dhe ne Lin sapo kemi mberritur, peisazhi qenka fantastik. Do te qendrojme 6 jave ne Shqiperi. E nisem duke vizituar malet, detin e tani u ndalem ketu prane liqenit. Do shkojme dhe ne Tirane”, tha një turiste franceze.
"Vij per herë të parë dhe deri më tani jemi të kënaqur. Zgjodhëm Shqipërinë, si vend i vogël dhe pak i njohur në Francë, ku mund të bësh zbulime interesante. Eshte nje vend i mrekullueshem dhe njerëzit shume te dashur, te sjellshem”, shprehet turisti francez.
“Eshte një vend i bukur. Nga Tirana erdha këtu, rruget jane te mira se mendova se mund te kisha veshtirësi. Në Lin natyra është e mrekullueshme dhe kuzhina na pëlqeu. Cmimet jane shume here me lire se në Itali”, tha një turist italian.
Fshati turistik i Linit ka marrë një vëmendje të shtuar kryesisht nga të huajt, ndërsa në të janë 15 hotele dhe bujtina me 150 shtretër akomodimi.