REPORTAZH/ Pandemia nuk e ndal festën, Korça dhe Dardha destinacioni kryesor për festat e fundvitit

30 Dhjetor 2020, 09:39| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 09:58

  • Share

Fanatikë të traditës, kulturës, muzikës korçaret gjithmonë kanë ditur të sjellin në qytetin e bukur të Korçës shpirtin e festës së Krishtlindjes. Ashtu siç ndodh gjithmonë atmosfera festive është për t'u admiruar dhe këtë vit duket se në dekorin festiv "Parisi i Vogël" nuk ka rivalë. Gjatë gjithë dhjetorit qytetit juglindor nuk i kanë munguar turistët vendas dhe të huaj.

“Kjo është hera e dytë që vijmë, po na pëlqen vendi. Korça është e bukur, na pëlqen të vijmë ta vizitojmë”, shprehet një qytetar.

“Hera e fundit që kam qenë në Korçë, është para 13 vitesh. E shoh që ka bërë shumë ndryshime sidomos në këtë atmosferë festash”, shprehet një vizitor shkodran.

“Korça, si gjithmonë e mrekullueshme. Përsëri është krijuar një boshllëk në shpirt. Edhe pse është pak vit i errët, mund të them se Korça ndriçon akoma dhe rrugët më duken të mbushura”, shprehet një qytetare tjetër.

Në natën e Krishtlindjes Korça është shtëpia e të gjithëve, është vendi të cilin çdo turist e lakmon si kryeqendrën e festimeve madje edhe në një situatë pandemie. Tradita e hershme e kësaj feste edhe në këtë vit të pazakontë ka bërë që Korça të kulmojë sërish me bum turistësh .

“Ka patur shumë kërkesa për rezervime si për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri. Rezervimet kanë filluar që në muajin në nëntor. Sigurisht, turistët nuk harrojnë të zgjedhin Korçën sepse siç dihet ky qytet ka tjetër atmosferë në prag  Krishtlindjesh dhe Vitin e Ri. Klientët  I tërheq historia e hotelit tonë, tradita, ushqimet tradicionale dhe gjithçka tjetër. Në periudhë pandemie mund të kishim dhe klientë të huaj, por për momentin kemi vetëm vetëm turistë vendas dhe nuk ka pasur rezervime nga turistë të huaj. Prenotimet janë mbyllur që në fund të muajit tetor. Ne do të organizojmë diçka për klientët e hotelit duke respektuar rregullat dhe kufizimet”,  shprehet punonjësja e një hoteli në Korçë.

“Në Korçë vihet më shumë për traditën, ambientin e ngrohtë, seranatat Korçare. Fillimisht ishte një vit i vështirë, për shkak të Covid 19 pas shtatorit ka filluar të ndjehet fluksi i turistëve . Për fundvit kërkesat kanë qenë të shumta , kryesisht nga turist vendas ,të huajt kanë qenë më të paktë. Rezervimet janë mbyllur thuajse një muaj më parë. Vijon të ketë fluks. Korça mbetet një destinacion i preferuar për turistët vendas e sidomos për ditët vendas. Në hotelin tonë momentalisht ata që kanë rezervuar janë vetëm turistë vendas” , thotë një menaxher hoteli tjetër në Korçë. 

Rezervimet për festa janë mbyllur prej një muaji jo vetëm në qytet por dhe në pikat turistike të saj siç është fshati i bukur i Dardhës. Në të gjitha hotelet dhe bujtinat e këtij fshati është e vështirë të gjesh një dhomë të lirë, ku pavarësisht kufizimeve dhe orës se re policore,turistët kane vendosur të mos "heqin dore" nga juglindja e vendit. Kërkesat për të festuar Krishtlindjen në Dardhë kanë qenë të shumta kjo ka berë që operatorët turistike të jenë të vendosur për të kënaqur klientelën e tyre në një mënyrë tjetër, duke respektuar masat. Të bindur se kjo Krishtlindje do të jetë ndryshe,vatra e ngrohte e çdo bujtine apo hoteli në Dardhë do të jetë shtëpia e preferuar e turistëve.

"Pavarësisht me këto kushte e këto , njerëzit duan të festojnë festat Krishtlindje dhe Vitin e ri. Bora i jep pak më shumë lezet Dardhës”, shprehen Ilir Deli, operator turistik

"Në Dardhë pas pandemisë ka patur një rritje pune të madhe pasi edhe rruga është bërë e re. Turizmi ka qenë kryesisht vendas , jo të huaj. Rikthimin e turistëve e kemi ndjerë pas hapjes së vendit. Njerëzit i janë kushtuar kryesisht turizmit malor, siç është Dardha që ka pistën e skive, ajrin, klimën, gatimet tradicionale. Këtë vit kemi patur një rritje të numrit të turistëve. Ne jemi duke zbatuar protokollet. Mund të kalohet shumë bukur bëhet ski në male,të behet ecje në mal dhe që mund të preferohen nga njerëzit”, shprehet Ervin Çipi, operator turistik në Dardhë

Por përse Dardha mbetet edhe në situatë pandemie vendi i festës ,vendi të cilin e duan të gjithe? Këtë na e tregon çifti i njohur dardhar Batelli. Ata të cilët nisen zanafillën e turizmit në Dardhë, priten e përcollën vizitore pafund dhanë e morën dashuri prej tyre.

“Turizmi në Dardhë ka filluar qysh nga vitet ’30 dhe ’32. Dhe këtu ku jemi ne sot  ka qenë lokali i parë që është bërë nga im atë Jani Batelli. Në përgjithësi vinin tregtarët e Korçës,dhe ata që kishin mundësi të vinin  që kalonin një pushim të kendshëm në ajrin dhe natyrën e bukur të fshatit tonë. Rruga automobilistike e fshatit u bë që në vitin 1949, kështu që turizmi filloi që atëherë të zhvilloheshe sa më shumë. Sigurisht ai që vjen në Dardhë nëse nuk ai shëtit fshatin, vendet e bukura natyrën e bukur, ujëvarat, furin e mprehtë që kanë të gjithë traditat e tyre dhe kishat nuk ka kuptim”, tha Pandi Batelli.

Nga shtëpia e tyre nuk ndodh të largohesh pa marrë shijen e petës me saç të nënë Shadies, ndërsa Pandi Batelli me nostalgji rrëfen momente nga festa e Krishtlindjes përpara disa dekadash.

Festat fetare i festojmë bashkërisht, si Krishtlindjet dhe Bajramin të gjithë i festojmë. Gjërat më karakteristike që bën fshati, si mishi i pjekur, kukureci për Krishtlindje. Pastaj janë gjerat e punuara me brumë. Gëzuar këto festa që kemi përpara”, tha Pandi Batelli

"Dardha ka një larmi të madhe gatimesh. Unë kujtoj nga vjehrra ime se kam qenë shume e re kur jam martuar. Ajo gatuante duke filluar nga peta me sac, që e bënin çdo të shtunë, e cila kishte lakror dhe ditët e tjera kishin një menu të caktuar që përsëritej sërisht nga e hëna. Gatuhet edhe petanik,dhallanik,  petulla të fshira, ëmbëlsira , hallvë etj. E traditës ka qenë edhe dredhaniku. Nga gatimet e Dardhës e preferuar për turistët mbetet peta në saç. Dashuria është ajo që duhet edhe në gatim”, u shpreh Shadie Batelli.

Nga Dardha zgjodhëm te sjellim dhe një recete gatimi si ide për ta gatuar edhe ju ne shtëpitë tuaja.

"Klientët dhe turistët që vijnë në Dardhë preferojnë gatimet tradicionale por edhe ato të moderuara. Kemi recetën e filetos së Kaprollit që është e shpejtë dhe mund të gatuhet dhe në shtëpi me patate të ëmbël dhe me spinaq  të tiganisur. Receta ka si përbërës  qepën, rozmarinën, kripën, piper të zi, pataten e ëmbël dhe spinaqin që është i zonës", u shpreh kuzhinieri.

Ajo çfarë ofron juglindja bëri që edhe në këtë vit të pazakontë Korça dhe pikat turistike të saj të jenë sërish simbol i kësaj feste. Tradita, kultura, mikpritja, pastërtia, kulinaria, janë disa nga arsyet përse të gjithë e zgjedhin. Si për turistët besnikë dhe ata që e zgjedhin për të parën herë, në Korçë apo Dardhë edhe duke respektuar masat festohet bukur.

"Për ne të rinjtë Dardha është një pikë shumë e mirë për të kaluar fundjavën me shoqërinë” , thotë një turist i ri.

"E kemi zgjedhur Dardhën për natyrën si vend e bukur, pasi kemi dëgjuar që është vendi i bukur  dhe dimrit ka edhe borë”, shprehet një tjetër turist.

“Korça është sot për sot një ndër vendet më të mira në Shqipëri, për restorantet, traditën. Është një qytet që ka traditë dhe kulturë të pasur”, shprehet një tjetër turist.

“Ne jemi nga qyteti i Laçit, dhe kemi ardhur tre familje bashkë. Kemi zgjedhur Korçën pasi është Parisi i dytë”, shprehet një turiste. 

Në Korçën e serenatave dhe pikat turistike te saj kjo feste sërish mblodhi vizitore nga e gjithë Shqipëria. Si asnjëherë më parë nata e shenjte e Krishtlindjes trokiti duke përshtatur festimet me masat kufizuese pra " Krishtlindje në pandemi". Nga Korça ju urojmë Krishtlindje të bardha, shëndet dhe mbarësi për të gjithë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2020 02:08

    /LELI/ e /DAJE CENI/, pikes i keni rene per Korcen,jam plotesisht dakord me ju,por keni harruar ate me te rendesishmen,qe korcaret jane i vetmi vend ne Shqiperi, qe mburren me mallin e botes.E kam fjalen per figurat e njohura,duke filluar qe nga emri i skuadres/SKENDERBEU/.C'lidhje te afert ka Korca me Skenderbeun?! Po keshtu, universiteti i Korces quhet /F.S.Noli/ qe eshte kolonjar,por i lindur ne Turqi.C'lidhje ka Korca me Nolin?!E lista vazhdon.Nuk ka Korca korcare me te cilet, te mburret e t'ua vendose emrat ?! Tani sipas /Shqiptares/duket se po humbin dhe /Mesonjetoren/si e para shkolle shqipe,se lexova artikullin qe ne veri i ka dale nje rivale ,dy shekuj me e vjeter.

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 30/12/2020 11:44

    O lum miku korcaret paguajne per ti bere reklame zones se tyre kurse mistrecet e Beratit kurnacet gjirikastrite apo krapat e Shkodres as qe e vene ujin ne zjarr per te promovuar qytetet e tyre

    Përgjigju
  • Leli: 30/12/2020 10:00

    Po mjaft reklame korca korca....ka plot qytete shqiperia shume me te bukura. Ke Gjirokastren shume here me te bukur dhe madheshtore por asnje nuk i ben reklame Ke beratin. Ke permetin, ke puken, shkodren. Keni pare tu behet reklame ketyre qyteteve ...jo. Vetem korcen. E pse cka korca ...lokale egoizem dhe kurnaceri mbi cdo qytet tjeter. Asgje tjeter ska. Por per cudi cdo tv vetem korcen ben reklame. O njerez. Gjirokastra eshte mahnitese. Por nuk eshte zbukura kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?