Reportazh/ Plaga e shpopullimit në Lumas të Pogradecit, i moshuari me lot në sy: I druhem largimit të nipërve! Banorët: Rruga e mungesa e shërbimeve shkak i emigrimit

20 Tetor, 18:19| Përditesimi: 20 Tetor, 18:37

  • Share

Fshati Lumas, ndodhet vetëm 12 km nga qendra e Pogradecit por për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe shërbimeve banorët janë detyruar të largohen.

Në rrugë, mbizotëron heshtja dhe shumica e banesave janë të boshatisura.

Agim  Hajrulla, banor i fshatit tregon se të rinjtë janë larguar në emigrim, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 5 fëmijë, duke bërë kështu që shkolla të mbyllet. Po kështu qendra shëndetësore është jashtë funksionit.

"Ka ikur pjesa më e madhe e popullësisë, kanë qene rreth 270 banorë, sot mund të jenë 160. Kanë emigruar të rinjtë, kanë ikur në Greqi më shumë. Pastaj janë shpërndarë në Itali, në Francë, në Gjermani. Sot dalin vetëm 6 ose 7 fëmijë në rrugë, kemi mallë kur i shohim", tha ai.

Mes mungesave të shumta është edhe rruga e cila prej vitesh është e amortizuar, duke u vështirësuar jetën atyre pak banorëve të mbetur në Lumas.

"Problemi më i madh është rruga, është e paasfaktuar, do ta bëjmë sivjet do ta bëjmë mot', tha banori. 

Çelnik Hoxhallari tregon se jeton me të birin që punon mësues dhe nipërit, por i druhet largimit të tyre për shkak se në fshat mungojnë shërbimet elementare.

"Kam një djal që punon në arsim, këtu nuk ka shkollë", tha ai. 

Numrin më të lartë të popullsisë ky fshat  e pasur  para 20 vitesh, me 46 familje të cilat ishin nga i njëjti fis me mbiemër Hajrrulla, ndërsa tani fshati ka pothuajse 1/3 e popullsisë  se dikurshme, rreth 15 familje.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 21/10/2024 05:31

    Keto fshatra ti shikoje edi rama,,,,para se te mburret se u hapet negociatat me BE.....po mbyll nefociatat me ne popullin o pis njeri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?