Reportazhi në Veri-Jug/ Zall-Bastari i njerëzve me besë të artë! Bujku flet për domaten me nam të zonës

22 Shtator, 13:57| Përditesimi: 22 Shtator, 14:07

  • Share

Zall Bastari i njerëzve me besë të artë, sipas historisë ndër shekuj, është reportazhi i realizuar në Malësinë e Tiranës.

Domatja me nam e Zall Bastarit, si domate vjeshte ndër më të mirat në Shqipëri, në kopshtin e bujkut Hysen Qorri.

Bujku Hysen Qorri rrëfen vlerat e domates zemër kau së Zall Bastarit, si perime që mbillet në fshatin Bastar i Mesëm prej dhjetëra vjetësh dhe rendimentet e larta për çdo dynym të mbjellë me domate.

Blegtori Hamdi Kurti flet për traditën e mbajtjes së bagëtive në fshat nga të parët e tij dhe mungesën e mbështetjes nga shteti për blegtorët që mbajnë nën 40 kokë dele, si diskriminim për barinjtë dhe blegtorët. Largimi I të rinjve nga fshati ka sjellë mungesën e barinjve dhe vështirësinë e shtimit të bagëtive.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?