Emisioni "Veri Jug" solli këtë të dielë një reportazh nga malësia e fshatit Dardhë të Librazhdit.
Reportazhi "Në Librazhd, te delet e racës ilire” u transmetuar premierë sot në orën 13:30 në Report Tv. Me Dardhën një ndër 100 fshatrat turistikë të vendit, na njeh kryetari i fshatit Sami Cekrezi.
Më pas ngjitja drejt lagjes 'Në Mal' mes pyjeve të fshatit
Më e spikatura nga bagëtitë është tufa e deleve e fermerit të vogël Flor Alliu, me mbi 200 dele të racës Lira e Polisit. Ndalesë edhe në baxhion e vogël të fshatit, ku një çift banorësh të vjetër e mbledhin qumështin dhe e përpunojnë, sipas traditës, në mënyrë artizanale dhe primitive
Flor Alliu, fermer i vogël në Malësinë e fshatit Dardhë në Librazhd, rrëfen traditën e bashkëjetesës me delet e racës ilire, delet Lara e Polisit.
Në malësinë e fshatit Dardhë të Librazhdit, në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, çifti Qsman dhe Hazrie Qatja, trashëgojnë punën e zanatcinjve të baxhios, ku çdo gjë, prej qindra vjetësh, kryhet në mënyrë artizanale dhe primitive.
Shikoni videon e emisionit "Veri Jug' me autor Agim Pipa.