Për herë të parë këtë vit janë vendosur kanoet në liqenin e Shkodrës por edhe në lumin Buna, si një mundësi për të ushtruar një sport të ri dhe për të shijuar bukuritë e natyrës. ReportTv ndoqi guidën unike duke sjellë pamje të zambakëve dhe shpendëve të rrallë që mund të shihen gjatë lundrimit në liqenin më të madh në Ballkan.
Duke qenë se Shkodra ka një potencial të jashtëzakonshëm ujor, shërbimi i kanoeve ishte një mangësi dhe prej një viti Drini ofron guida me dy itinerare, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna. Një guidë e veçantë dhe unike prej rreth 4 orësh ku çdo kush do të mahnitet nga bukuritë natyrore, por ka dhe mundësinë të kundroni shpendët e ndryshëm folezues në këtë zonë.
Që t’i japësh një kanoe nuk është e thënë të kesh një eksperiencë në të tillë sport, ashtu siç shpjegon edhe Drini këto janë lloje kanoesh me formë varke kollaj të menaxhueshme.
Drini shpjegon se me kanoet ose kajakët në Shkodër, mund të lëvizësh në dy destinacione; i pari në liqenin e Shkodrës dhe quhet itinerari i zambakëve të bardhë të liqenit dhe destinacioni i dytë është lumi Buna.
Në rreth katër orë udhëtim me kajak ju do të mahniteni nga peizazhi dhe natyra e pasur me bimësi ujore dhe shpendë të të gjitha llojeve përreth.
"Shkodra është një nga qytet më të bekuara sepse këtu potenciali ujor është i jashtëzakonshëm dhe shfrytëzimi i saj është në minimumin e mundshëm. Prandaj kjo më ka bërë mua që të marr këtë iniciativë për të krijuar “Drini Times” dhe për të promovuar vlerat ujore të Shkodrës", tha Drini Xhafa
Kanoe në Liqenin e Shkodrës
Aurora Piroviç eksperte e vrojtimit të shpendëve thekson se në itinerarin e parë, i cili është ai në zambakët e bardhë të liqenit të mbush me një eksperiencë unike. Duke qenë se Liqeni i Shkodrës është zonë e mbrojtur, është habitati i disa shpendëve, por edhe i zambakut të bardhë dhe të verdhë, të cilët ndodhen në pjesën lindore të liqenit. Nisja e këtij itinerari bëhet në pjesë perëndimore dhe destinacioni final është në pjesën lindore të liqenit.
"Po kjo ishte një iniciativë mes meje dhe 'Drini Times' për të rikthyer atë traditën që shkodranët e ka pasur për sportet ujore. Risi ne fushën e koturiamit tek llojet e shërbimit sa i përket mjeteve ujore, jo më me varka, përveç përdorimit të kanoes ne e shoqërojmë edhe me guida sepse Liqeni i Shkodrës është një pasuri natyrore, e shumëllojshme sa i përket biodiversitet ujor", tha Piroviç.
Shumëllojshmëria e zambakve
Prandaj është shumë e rëndësishme shoqërimi i turistave që bëjnë kanatozh me një përfaqësues të guidës birdëatching. Kjo bëhet për të mos lejuar në zonën strikte dhe për të mos i shqetësuar në periudhën e folezimit të dallëndyshes faqebardhë.
“Besoj do të jetë një destinacion turistik me trend në rritje, i përket jo vetëm turizmit shqiptar por edhe në interes të turistëve të huaj. Jo vetëm sivjet pavarësisht, pandemisë, ka interes dhe dihet që situata me turizmin edhe pse nuk është aspak e mirë, por shihet që javë për javë ka interes dhe po rritet numri i turistëve ne Liqenin e Shkodrës, edhe në lumin Buna dhe Liqenin e Komanit dhe Fierzës", tha Aurora Piroviç
Shkodra ofron një numër shumë të lartë atraksionesh të tjera që me siguri japin arsye shumë të mira, që të kalohet më shumë se një ditë në të, pse jo të bëhet edhe destinacioni juaj për këtë verë.
Cfar mrekullish i ka fal natyra ketij vendi dhe nuk ka asnje vemendje nga qeveria.Bravo ju gazetes Shqiptarja dhe Report Tv qe i kushtoni vemendje Shkodres.Rama nuk arrin te emeroj nje drejtor ne Shkoder e jo ne te investoj.Kto mrekullira te natyres kan nevoj per doren e njeriut,investime ne menyr qe ti vizitoj kushdo.I bej thirrje Rames si qytetar ti leri merit politike me Shkodren dhe te investoj pasi Shkodra ka shum projekte te lena ne sirtar pssi gjitha fondet shkojn per jugun socialist
PërgjigjuFatkeqsisht,per hakmarrje politike qe nuk imagjinohet ne 2020 por ne koken e Rames,kjo qeveri e ka len Shkodren ne harres pa asnje investim.Pastrimi i parave te pista behet ne forma investimesh ne jug.Ju mediat duhet ti kujtoni Rames qe ndarjet me baza politike,krahinore apo fetare nuk sjellin zhvillim por jan injorance qe duhet zhdukur nga mentaliteti
Përgjigju