Ilir Meta

Reporterët pa Kufij: Dënojmë sulmet e Metës ndaj gazetarit Adriatik Doçin për publikimin e skandalit të nënshtetësive

29 Tetor 2020, 19:55| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 21:44

  • Share

Sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj gazetarit Adriatik Doçi, mbi investigimin e tij mbi nënshtetësitë e dhëna nga kreu i shtetit ka marrë dhe vëmendjen e organizatave të huaja mbi lirinë e mediaj.

"Reporterët pa Kufij" shkruajnë përmes një postimi në Twitter se i dënojnë sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj gazetarëve si dhe ofendoi gazetarin Adriatik Doçi.

"Dënojmë komentet denigruese të Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit për gazetarët! Meta ofendoi Adriatik Doçin e Report Tv kur ky i fundit publikoi investigimin mbi dhënien e mundshme të nënshtetësive" - shkruan Reporterët pa Kufij në Twitter.

Ndërkohë organizata ndërkombëtare "Reporterët pa Kufij" kanë shprehur kritika dhe për kryeministrin Edi Rama.

Ata shkruajnë se Rama ka vlerësuar punën e bërë nga gazetari Adriatik Doçi ndërkohë që vetë ai ka sulmuar gazetarët e tjerë të një tjetër televizioni tjetër, Klan Tv.

"Doçi u vlerësua nga kundërshtari i Presidentit, Kryeministri Edi Rama i cili megjithatë e kishte trajtuar Klan TV si gënjeshtar për raportimin e tyre të mëparshëm mbi përfshirjen e tij në kontrata të pretenduara korruptive. Udhëheqësit politikë në Shqipëri duhet të shmangin aplikimin e standardeve të dyfishta" - shkruajnë nw Twitter.

Sulmet nga Presidenti Meta ndaj gazetarit Adriatik Doçi erdhën pas publikimit të investigimit mbi nënshtetësitë. Sipas këtij investigimi, Meta ka dhënë 419 nënshtetësi VIP në harkun kohor të 3 viteve.

Ndërkohë që ka dhënë nënshtetësi për futbollistin Cobbinah me një proces të përshpejtuar për vetëm 8 orë.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Un : 30/10/2020 09:46

    Ju te “Reportere pa kufi” plaset te dukeni te paanshem, gjynah se ju vete mundi kot.Merruni me ate qe i tregoj burgun A.Docit dhe jo me ate qe ju tregon gazetareve se si te sillen, dhe nuk ju ben pershtypje gjuha e gazetareve, mungesa e tyre e edukates pa le e etikes, perse nuk analizoni genjeshtrat e A.Shkullakut me ze dhe figure? Apo ju rrini ne zyrat tuaja komode dhe nuk e levizni kemben jashte zyres se jashte Tiranes jo e jo, qe te verifikoni e te tregoni kush ka te drejte e kush genjen, qe artikujt tuaj te jene serioz. Sigurisht si te gjitha organizatat e huaja e paraqisni keq gjendjen e Shqiperise qe te vazhdoj te rrjedhi financimi per ju.

    Përgjigju
  • Faik: 30/10/2020 00:54

    Like DITÈ ZIU dhe SURRAT ZIU nga Çepani i HAJDUTÈVE dhe FUNDÈRRINAVE , do ti RRUAJ ....ADRIATIK DOÇIT tè NDERUAR , me BRISK GILLETTE !! Like HAJDUTI dhe KILLERI mori FUND !!! CIA , FBI , DEA , NSA , e kanè SHÈNJESTRUAR SURRATIN e ZI tè Like HAJDUTIT nga Çepani i Skraparit , dhe pritet ARRESTIMI i Like MAFIOZIT , dhe DÈNIMI KAPITAL , me 7-8 BURGIME tè PÈRJETSHME , si dhe SHPRONÈSIM i menjèhershèm i PRONAVE tè Like KUSARIT , duke filluar nga FAFA nè GOLEM , deri tek VILA me 9 HALE tek GJIRI i KRIMINELÈVE tè LALZIT !!! ⚖⚖

    Përgjigju
  • O tej: 29/10/2020 20:01

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?