Elton Qyno

Reporterët pa kufij' thirrje Gjykatës së Apelit të urdhërojë kthimin e pajisjeve gazetarit Elton Qyno

4 Janar, 21:43| Përditesimi: 4 Janar, 22:01

  • Share

“Reporterët pa kufij”, një nga organizatat më prestigjioze në botë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes së tyre, ka reaguar lidhur me rastin e paprecedentë të sekuestrimit nga SPAK të pajisjeve të gazetarit investigativ, Elton Qyno.

Përmes një reagimi në platformën ’X’ Reporterët pa kufij’ nënvizojnë se sekuestrimi i aparaturave të gazetarit kërcënon fshehtësinë e burimeve konfidenciale.

“...Shqipëri: Sekuestrimi i aparaturave të gazetarit Elton Qyno nga prokurorët antikorrupsion pas raportimit të tij për krimin e organizuar, kërcënon fshehtësinë e burimeve konfidenciale."

Më tej kjo organizatë i bën thirje Gjykatës Speciale të Apelit të vendosi kthimin tek gazetari Qyno të sendeve të sekuestruara mes tyre dy telefonat dy kompjutera dhe materialet e tjera profesionale

Në reagimin përmes platformës “X”, “Reporterët pa Kufij” shkruajnë si më poshtë vijon:

“Reporterët pa kufij” i kërkon Gjykatës së Posaçme të Apelit, e vendosur në 5 janar, të urdhërojë kthimin e pajisjeve të gazetarit...”.

 

Në të njëjtën linjë është dhe organizata “Safe Journalists”, e cila në një postim të sajin në platformën “X”, bëri thirrje që gjykata të kthejë pajisjet dhe njëkohësisht këmbëngul që të përmbahet në të ardhmen nga nisja e çështjeve që rrezikojnë burime gazetarësh.

“…Safe Journalist i kërkon Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të urdhërojë SPAK-un t’i kthejë të gjitha pajisjet Elton Qyno-s dhe këmbëngul që të përmbahet në të ardhmen nga nisja e çështjeve që rrezikojnë burime gazetarësh…”-thuhet në deklaratën e Organizatës “Safe Journalists”.
Më 13 dhjetor 2023, për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin.

Atij I janë sekuestruar dhe telefonat dhe kompjuterat e materiale të tjera.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?