Nuk ka rregulla për të jetuar ndjenjën më të bukur në botë, dashurinë! Madje nuk ekziston personi i duhur as vendi i duhur... gjithçka ndodh në mënyrë kaq magjike dhe të thjeshtë sa nuk është as nevoja të mundohemi.
Dashuria lind me një shikim, një prekje apo edhe një fjalë...kështu edhe për shumë nga ato çifte që kemi parë dhe adhuruar nëpër filma. Gjithçka ka nisur pikërisht atë moment, në një skenë të zakonshme filmi.
Më poshtë do ndjekim disa prej çifteve që janë njohur gjatë xhirimeve të një filmi.
Çifti i parë në listën tonë është Jennifer Loperz dhe Ben Affleck, të cilët janë njohur gjatë xhirimeve të filmit “Gigli” në vitin 2003. Të “pushtuar” nga emocionet e fillimit, vetëm disa muaj pasi ishin njohur Jennifer dhe Ben u fejuan. Megjithëse ishin një çifte shumë i adhurueshëm për publikun ata u ndan në 2004 dhe ringjallën romancën pas 17 vitesh!
Sot Beniffer sic i quan publiku janë kudo së bashku dhe nuk humbin rastin të shprehin ndjenjat në publik.
Nga një dramë me vampirë, “Twilight”, lindi romanca mes dy protagonistëve Kristen Stewart and Robert Pattinson e cila zgjati për 4 vjet.
Për shkak të lidhjes së veçantë që krijoi publiku me Kristian dhe Robert në “Twilight”, kur e kuptuar se ata ishin bashkë edhe në jetën reale pëlqimi ndaj tyre vetëm u rrit.
Megjithëse romanca e tyte mbaroi pas 4 vitesh, ata mbeten miq edhe sot.
Nga filmi dramatik me nota të forta romance “The Last Song” nga lindur një dashuri e bukur mes Miley Cyrus and Liam Hemsworth
Nuk besoj se ka pasur një njeri që ka parë filmin dhe nuk ka dashur që dy protagonistët të jenë bashkë edhe në jetën reale?
Miley dhe Liam të cilët janë njohur gjatë xhirimeve të “The Last Song”, shumë shpejtë ranë në dashuri dhe qëndruan së bashku për 10 vjet.
Dy aktorët vendosën tre kurorëzojnë dashurinë e tyre në vitin 2018, por mesa duket në këtë raste martesa “vrau” dashurinë dhe çifti u nda vetëm 1 vit më vonë.
Të gjithë kemi imagjinuar të kemi një dashuri si ajo e filmit “The nootbook”
Ndoshta pikërisht ky ka qenë edhe momenti kur dy aktorët Rachel Mcadams dhe Ryan Gosling ranë në dashuri. Një dashuri pasiononte, emocionuese me ulje ngritje e cila zgjati për 2 vjet.
Dy aktorët janë njohur në vitin 2005 në xhirimeve e filmit dhe siç kanë thënë ata e kuptuan shumë shpejtë që ishin për njeri tjetrin.
Megjithëse ata nuk janë më bashkë, “The notebook” mbetet një nga filmat romantik më të bukur modern.
Nga lista sigurisht nuk mund të mungonin Angelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët janë njohur gjatë xhirimeve të filmit “Mr and Mrs Smith” në vitin 2005.
Brad në atë kohë ishte akoma i martuar me Jennifer Aniston, por duket se nuk i ka rezistuar dot bukurisë dhe hijesish së Angelinës me të cilën ra në dashuri dhe shumë shpejtë bën publike lidhjen e tyre.
Padiskutim çifti më i bukur në Hollywood, Angelia dhe Brad kanë qëndruar së bashku për 12 vjet dhe kanë krijuar një familje të madhe dhe të bukur.
Sot ata nuk janë më bashkë megjithëse “lufta” për kujdestarin e fëmijëve vazhdon.
Dashuria lind kudo, madje edhe nga një skenë filmi...