Lifestyle

REP-POP/ Dashuria ‘motor’ frymëzimi, çifte artistësh që kane shkruar dhe kënduar këngë së bashku

5 Nëntor 2021, 14:31| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 16:25

  • Share

Dashuria, motori i përditshmërisë dhe motivi për të jetuar me ëndrra, është edhe frymëzimi në gjithçka që bëjmë, sidomos për artistët të cilët gjithçka e shprehin përmes veprave të tyre.

Shumë prej artistëve partnerë në jetë dhe në muzikë kanë krijuar këngë, të cilat edhe i kanë interpretuar së bashku, si një thesar apo një kujtim të dashurisë së tyre.

Më poshtë do të ndjekim disa prej çifteve, që kanë kënduar këngë të cilat janë bërë hite.

Megjithëse bashkëpunimi i parë mes Camila Cabellos dhe Shawn Mendes ishte në vitin 2015 me “I know What you did last summer”. Kënga të cilën shkruajnë së bashku dhe ishte fillimi i një dashurie pasiononte mes tyre është “Seniorita” 

Prej 3 vitesh në një lidhje dashurie, 2 të rinjtë duken më të dashurua se kurrë. 

Beyonce dhe Jay Z, prej 20 vitesh së bashku kanë krijuar dhe kënduar hite të shumta ndër vite ndër të cilat “Crazy in Love” publikuar në 2009. 

Ndërsa pasioni dhe dashuria thonë se shuhen me vitet, dy artistët e kanë mbajtur zjarrin ndezur dhe e kanë përcjell atë përmes muzikës me këngën “Drunk in Love”.

Me dashurinë frymëzim, Beyonce dhe Jay Z numërojnë dhjetëra hite së bashku!

“Him and I” është një nga këngët me pasiononte dhe përshkruese të dashurisë së çmendur mes dy të rinjve, e cila është shkruar dhe kënduar nga  Halsey dhe G-Eazy.

Megjithëse marrëdhënia e dy të rinjve, zgjati vetëm pak muaj ata kanë lënë pas një “himn” modern për të dashuruarit.

Reperja Nicki Minaj dhe Meek Mill, të cilët kanë qenë në një lidhje dashurie prej dy vitesh kanë krijuar dhe kënduar së bashku hitin “All eyez on me”.

Dy artistët kanë kaluar së bashku 2 vjet, ndërsa në një intervistë Nicki ka përmendur se gjatë asaj periudhe edhe janë fejuar.

Një tjetër repere, Cardi B është takuar me bashkëshortin e saj, Offset në 2017 dhe janë martuar menjëherë po atë vit.

Pavarësisht vështirësive, sot ata janë bashkë dhe në pritje të fëmijës së dytë. Dy artistët e njohur për publikun kanë bërë edhe një sërë bashkëpunimesh muzikore së bashku në prej të cilave është kënga “Clout”.

Këto ishin disa prej çifteve që kanë krijuar muzikë dhe histori së bashku.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?