Dashuria është në ajër! Na ndajnë vetëm pak orë nga Shen Valentini, dhe nëse keni vendosur të shijoni kohë me njeriun e zemrës në shtëpi Rep-pop ka menduar për ju duke përgatitur listën me disa prej filmave më ikonik për ditën e dashurisë.
Ky është momenti kur jeta e Lucy-t ndryshoi përgjithmonë! Në filmin “While you were sleeping” Lucy shpëton dashurinë e saj platonike, Peter nga vdekja e sigurt, por kur ata shkojnë në spital mjekët njoftojnë se ai ka rënë në koma.
Në atë moment një koment i gabuar i Lucy-t bën që familja e djalit të mendoj se ajo është e fejuara e Peter....
Gjerat komplikohen edhe më shume kur Lucy bie në dashuri Jack, vëllain e Peter, teksa ai ishte në koma.
Po çfarë do të ndodhë kur Peter të zgjohet?
Julia Roberts në rolin e një prostitute ia merr mendjen Riçard Gir dhe bashkë krijojnë historinë më të pazakontë të dashurisë në ‘Pretty Woman”.
Pasi bien dakord të kalojnë natën së bashku, Eduard i propozon Vivian që kundrejt parave të shoqërohen me njeri-tjetrin për plot një javë.
Iu deshën vetëm pak ditë që dyshja të dashurohej, por a do të qëndrojnë ata bashkë pavarësisht diferencave dhe pengesave?
Për të ndjerë edhe njëherë magjinë e dashurisë si nëpër përralla, filmi e ‘Bukura dhe Bisha” është zgjedhja ideale.
E kush nuk e njeh historinë e princit mbi të cili ra mallkimi për të jetuar si një bishë e tmerrshme derisa të gjente dashurinë e vërtet...
Gjithçka ndryshoi...kur në jetën e tij erdhi Belle
Me kalimin e kohës Belle sheh brenda bishës zemrën e butë të dhe bie në dashuri, ky është edhe momenti që me puthjen e saj sjell në jetë princin.
Mia është një vajzë e zakonshme dhe thjesht derisa mëson se është një princeshë e vërtet.
Ky është pikërisht edhe momenti që jeta e Mias ndryshon përgjithmonë për të krijuar filmin “Ditari i Princeshës”
Si trashëgimtare e kurorës, Mia fillon një udhëtim komik drejt fronit kur gjyshja e saj e rreptë dhe e frikshme, Mbretëresha Clarisse Renaldi, shfaqet për t'i dhënë mësime.
Gjatë rrugës Mia takon edhe Michael.
I fundit në listë është filmi ‘Safe heaven”
Katie le gjithçka pas, për të filluar një jetë të re në në bregdetin e Karolinës së Veriut. E reja aty nis një punë të re, me qëllim mbajtjen e jetës së saj private të fshehtë, gjë që nuk ia del, pasi atë e zbulon Alex.
A do të jetë Alex njeriu që do t’i mësojë të dashurojë sërish, apo do t’i kthej pas kujtimet e vjetra...
Këto ishin disa prej filmave që mund të shijoni ditën e dashurisë...