Rep-pop/ Dua Lipa, Loredana dhe Ermal Meta, talent që tejkalon kufijtë! Këngëtarë që na bëjnë krenarë në botë

20 Dhjetor 2021, 20:56| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 21:00

  • Share

Muzika shkon kudo! Nuk njeh kufi, ajo udhëton në çdo cep të vendit, zemrës dhe trurit.

Një gjë është e pamohueshme në Shqipëri nuk kanë munduar asnjëherë talentet! Talente që i kanë tejkaluar kufijtë dhe i kanë pushtuar me art!

Më poshtë do të rendisim dhe kujtojmë me muzikë disa prej këngëtarëve me origjinë shqiptare që nuk reshtën asnjëherë së na bëri krenar!

E para në listë nuk mund të ishte tjetër përveçse Dua Lipas! Ka qenë vetëm 5 vjeç, kur Dua e vogël zbuloi dashurinë për muzikën, një dashuri e cila nuk u shua me vitet. Ajo u bë e njohur për publikun për herë të parë me këngën “Neë Love” në vitin 2015.

Pas këtij momenti, ajo theu rekorde në industrinë e muzikës, fitoj çmime dhe zemrat e të gjithëve. Viti 2011, do të ishte ai që të gjithë do të njiheshin me këngëtaren bukuroshe me origjinë shqiptare Rita Ora.

Në qytetin e saj të lindjen, Prishtinën Ora zgjodhi të realizojë videoclipin e këngës ‘Shine ya light”, e cila u bë një ndër më të suksesshmet të viti 2012.   Kjo nuk do të ishte hera e fundit, që Ora do të nderonte origjinën e saj përmes muzikës, pasi këngëtarja me famë botërore në vitin 2021 me veshje tradicionale këndoi “Big”  Përveç muzikës ajo ka eksperimentuar duke marrë pjesë edhe në filma si dhe në shoë talentesh.

Joshëse dhe premtuese që në fillimin e karrierës së saj ishte Era Istrefi, e cila u bë e njohur për publikun me këngën “Mani për Money”.

Boosti në karrierën e Erës ishte në vitin 2016, kur realizoj “Bon Bon”, këngë e cila mori vëmendje të madhe ndërkombëtare.  Pas këtij hiti, ku të gjithë e krahasonin me Sian dhe Rihanna, këngëtarja me origjinë shqiptare firmosi kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt 2016. Pas kësaj Era realizoi Redrum një tjetër hit! Duket se ajo ma marrë një pushim nga muzika, pasi kënga e fundit e cila ka publikuar ishte në 2019.

Listës nuk mund t’i mungonte Loredana, repere shqiptare që ka sjell një frymë të re në muzikën zvicerane dhe jo vetëm.  Lori ka miliona klikime dhe ndjekës kudo në botë, ndërsa shpesh është shpërblyer për arritjet e saj artistike me çmime. Ajo ka synuar gjithmonë tregun ndërkombëtar, por ka edhe shumë bashkëpunime me artistë shqiptarë.

Listë jonë është full me gra, ndaj erdhi momentin të shtojmë në listën tonë një këngëtarë të njohur shqiptar në Itali, Ermal Metën!  I lindur në Fier, Meta u zhvendos në Bari, në moshën 13 vjeçare ku edhe filloi të ndiqte ëndrrën, duke u bërë fillimisht pjesë e bandave muzikore muzikore.   Shumë shpejt Ermali spikati për talentin e tij dhe mori rrugën solo duke realizuar këngën “Odio le favole”.

Në bashkëpunim me Fabrizio Moro me këngën "Non mi avete fatto niente" Ermal Meta triumfoi dhe fitoi “Sanremon” në vitin 2018. Ai numëron me dhjetëra hite.

Këto ishin disa prej këngëtarëve shqiptarë që na bëjnë krenarë në botë!  Arti nuk njeh kufi...

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?