Lifestyle

Rep-Pop/ Fashion trende që janë rikthyer në 2021! Kostume njëngjyrëshe, xhaketa të gjëra dhe çantat e vogla

1 Tetor 2021, 22:36| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 22:41

  • Share

Pavarësisht se çdo sezon dalin me qindra trende të reja, moda gjithmonë ka fuqinë të riciklohet dhe të rikrijohet. Më poshtë do të ndjekim disa prej trendeve të vjetra, të cilat janë rikthyer dhe duket sikur janë “shpikur”

Në fillim të viteve 2000 xhinset konsideroheshin trendi në proporcion me shtratin e tyre...sa më i ulët shtrati aq më cool ishin ato.  Me kalimin e kohës ato u hoqën nga përdorimi dhe vendin e tyre zunë, xhinset me shtrat të lartë që çdo vajzë ka edhe sot në dollapin e saj. Por...në 2021 xhinset me shtrat të ulët u rikthyen sërish për t’u bërë pjesë e veshjeve tona edhe një herë.

Një tjetër trend i viteve 90 janë aksesorët e flokëve! Nga kapëset e shumta, fjongot me ngjyrat dhe rrethet me perla, vajzat sot as nuk e mendojnë të dalin nga shtëpia pa një aksesor për t’i dhënë diçka extra pamjes së tyre.

Zonjave në vitet 80’, nuk i mungonte nga gardëroba një xhaket oversize, ku në pjesën e shpatullave ishte e fryrë.  Për një ditë të thjeshtë në punë apo për një veshje interesante për darkë, xhaketat trend i viteve 80’ janë një zgjedhje shumë e mirë edhe në vitin 2021. Ato tashmë vishen në çdo mënyrë nga të gjitha.

Gratë për një kohë të gjatë të historisë së tyre ishin të ndaluara të vishnin pantallona...por 1980 ishte viti ku ato jo vetëm mund t’i vishnin por edhe të përçonin fuqinë dhe forcën e tyre përmes tyre.  Më konkretisht me kostumet monokromë, ose ngjëngjyrshme! Të cilat vajzat e vitit 2021 i adhurojnë!

Një tjetër trend i rikthyer në vitin 2021, janë çantat e vogla! Pavarësisht se dita e të gjithëve është e mbushur me aktivitete dhe na duhet të kemi gjithmonë një çantë të madhe për të marrë gjithçka që na nevojiten, çuditërisht ne zgjedhim çantën më të vogël dhe më cute që kemi.

Edhe supermodelja Gigi Hadid, ka krijuar një çantë mikroskopike në të cilën vërtet nuk mund të nxësh asgjë!

Këto ishin disa prej fashion trendeve që pavarësisht kalimit të viteve ato janë aktuale dhe mund të vishen edhe nga vajzat dhe gratë e 2021! Në mode nuk ka rregulla, nëse ndihesh mirë me veshjen tende dhe të falë konfidencë atëherë është trendi dhe e duhura për ty!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?