Rep-pop/ Festivali i 60-të i Këngës, kush do të shkojë në Eurovision? Garë e fortë mes Alban Ramosajt dhe Ronela Hajatit (VIDEO)

27 Dhjetor 2021, 11:02| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 11:29

  • Share

Përgatitjet për festën më të madhe muzikore në Evropë, 'Eurovision', pjesë e së cilës është edhe Shqipëria prej vitit 2004 kanë nisur!

Tashmë janë zgjedhur 20 këngët pjesëmarrëse, që do të performohen në skenën e Edicionit të 60-të Festivalit të Këngës.

Rep-pop ka përgatitur një listë me artistët dhe këngët më të pëlqyera nga publiku.

Evi Reçi është nja vajzë shumë aktive e ekranit shqiptar vitet e fundit Por ajo asnjëherë nuk ka harruar dashurinë e saj të parë, muzikën. Evi është pjesë e botës së muzikës që prej 2007, por provoi veten në festivalin e Këngës për herë të parë vitin e kaluar me këngën "Tjerr". Ajo do të jetë pjesë e skenës së Festivalit edhe këtë vit me këngës "Më duaj".

Konkurrentja e radhës është vetëm 21 vjeç! Ajo Ester Zahiri dhe është hera e parë që merr pjesë në festival me këngën “Hienat”. Duke folur për pjesëmarrjen e saj ajo tha “Pjesëmarrja është fitorja ime. Kjo është një garë, dhe kam hyrë me një synim. ka artiste shumë të rinj dhe kjo është një gjë shumë e mirë.”

Megjithëse një artiste e re, ajo nuk është një emër i padëgjuar për ne, pasi që në moshë fare të vogël ka qenë pjesë e konkurseve të ndryshme.

Endri dhe Stefi Prifti është duoja muzikore me e dashur për publikun.

Më të mirët e serenatave korçare nuk mund të mungonin nga festivali i 60-të i Këngës.

Kënga “Triumfi i jetës” është krijuar në respekt të njerëzve që kanë humbur jetën dhe atyre që janë duke luftuar me të, por në të njëjtën kohë përmes muzikës i jep shpresë personave që nuk i kanë më njerëzit e dashur.  Kënga përcjell mesazhin se dashuria dhe jeta gjithmonë triumfojnë mbi vdekjen.

Ronela Hajati është një artiste mjaft e suksesshme dhe e njohur e skenës muzikore shqiptare. Megjithëse ka marrë pjesë në shumë festivale, kjo është hera e parë që Ronela aspiron të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Këngëtarja do të vijë në skenë me “Sekret”, një këngë, muzikën dhe tekstin e së cilës e ka krijuar vetë.

Ronela Hajati, deri më tani ka grumbulluar mbi 1 milionë klikime dhe është një ndër pretendetet për te fituar çmimin e madh! Po kush është konkurrenti më i fortë i Ronelës?

Më me shumë se 1.3 milion klikime, publikun duke se ka zgjedhur fituesin dhe ai është padiskutim Alban Ramosaj.

Këngëtari i ri ka krijuar vetë posaçërisht për këtë festival këngën “Theje”. Ngjyra vokale dhe pasioni në zë, duket se kanë qenë elementet që kanë fituar menjëherë zemrën e publikun.

Artisi është fituesi i “Këngës Magjike” A mendoni që do të jetë ai që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”?

Këto janë këngët me më shumë klikime dhe të preferuarat e publikut. Festivali do të mbahet më 27, 28 dhe 29 dhjetorit live nga pallati i Kongreseve! Ju, kush mendoni se do fitoi?

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • anna: 27/12/2021 11:41

    Perseri do te degjojme klithmat e ALBAN Ramosaj si tek kenga magjike qe vetem bertiste e hingellinte duke na e shpifur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?