Rep-pop/ I dëgjoni kudo! Në restorante, kafe dhe shtëpi ndihet atmosfera e festave, cilat janë këngët më të njohura të Krishtlindjeve (VIDEO)

19 Dhjetor 2021, 19:33| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 19:45

  • Share

Periudha me e bukur e vitit është këtu! Qytetet janë veshur me drita, shtëpitë kanë ngrohtësinë familjare dhe tavolina është gjithmonë e shtruara me ëmbëlsira.

Qershia mbi tortën e Krishtlindjeve është muzika. Jeni gati të këndojmë këngët më të njohura ndër vite të dedikuara festës më të bukur të vitit?!

E kënduar për herë të parë në 1970, “Feliz Navidad”, është një nga këngët bilinguale më të suksesshme festive. Ajo kombinon spanjishten dhe anglishten dhe është kënduar nga José Feliciano.

Sot “Last Christmas” është një nga këngët më të dëgjuara të Krishtlindjeve! Megjithëse është realizuar në vitin 1984 nga duoja “WHAM”, kënga arriti më në fund të zinte vendin e parë në Britaninë e Madhe në 1 janar 2021, 36 vjet pas publikimit.

E realizuar dhe kënduar për herë të parë në vitin 1994 nga Mariah Carey “All i want for Christmas” është një nga meloditë dhe tekstet më të dashura për ne gjatë kësaj periudhe.

Kënga ka thyer rekorde, duke u bërë më e dëgjuara në “Spotify” jo një po dy herë!

Mes artistëve që kanë performuar një këngë krishtlindjesh është edhe Justin Bieber!  Në vitin 2011, këngëtari i ri dhe i preferuari i vajzave në ato kohë publikoi këngën romantike “Mistletoe”

E kënduar në shumë versione "It's Beginning to Look a Lot Like Christmas" nga Michael Bublé është më e suksesshmja

Zëri i ngrohtë unik i Michaelit, nuk mund të mungojë as këtë vit nga shtëpitë tona!

Madje nuk do mungojë asnjë këngë nga albumi, pasi ai ka krijuar një posaçërisht dedikuar festës së Babagjyshit.

“Santa tell me”, është një këngë moderne Krishtlindjesh që solli një frymë të re. Ariana Grande i këndon babagjyshit dhe i kërkon t’i tregoi nëse djali që ajo pëlqen e dashuron * efekt*

Pavarësisht kritikave, kënga është pëlqyer mjaft nga publiku!

“Merry Christmas” është kënga e fundit e Krishtlindjeve kënduar nga Ed Sheeran dhe legjenda Elton John!

“E di që ky vit ka qenë plot me dhimbje, por është koha ta lëmë të shkojë! Vitin tjetër nuk i dihet kurrë.”, këto janë reshta optimistë dhe shpresëdhënëse duke mos injoruar realitetin e vështirë të vitit të kaluar.

Shijoni kohën e festave me familjen, hani sa më shumë ëmbëlsira dhe dëgjoni muzikë! 2022 është përpara për t’u jetuar në maksimum.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?