Ardhja e një fëmije në jetë është padiskutim momenti më i bukur për një çift të dashuruar.
Thonë se ndjesinë e fort që të falë një fëmijë, e kupton vetëm kur bëhesh prind.
Por cilët janë VIP-at shqiptarë që kanë sjell në jetë një fëmijë në 2021?
Vetëm një muaj më parë, prindër për herë të parë, duke sjell në jetë vajzën e tyre, Atara, janë bërë Orinda Huta dhe Turjan Hysko.
Të lumtur dhe të buzëqeshur, Orinda dhe Turi publikojnë shpesh fotografi dhe momente të ëmbla me vajzën e tyre.
“Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tone 14 vjeçare”, shkruan moderatorja.
“Kurorë, e Bekuar” është edhe kuptimi i emrit të vogëlushes së çiftit, me origjinë hebraike.
Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolghan, në muajin qershor të këtij viti janë bërë prindër për herë të dytë me një vajzë, Alinën.
Çifti përmes instagramit ndan plot momente të bukura me Alinën dhe djalin e tyre 2-vjeçar, Efehan.
Moderatorja bukuroshe nga Kosova Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë gjithashtu prindër për herë të dytë gjatë 2021, duke sjell në jetë të voglën e tyre, “Bota”.
Me fotografi dhe video përmes rrjeteve sociale, Elita publikon momente edhe me djalin e saj 2-vjeçar “Zëri”.
Një gjë është e sigurt, Elita dhe Gjiko zgjedhin për fëmijët emrat më të veçantë!
Pas shumë vitesh në një lidhje dashurie, modelja e njohur shqiptare Arbenita dhe reperi Ferro janë bërë prindër për herë të parë në prill të këtij viti, duke sjell në jetë një vajzë, emri i së cilës është “Nina”.
Aktorja bukuroshe, Eliona Pitarka është bërë gjithashtu nënë për herë të parë dhe ka sjell në jetë një vajzë.
Në kombinimet më cute, rrobat me të bukura dhe aksesoret me ngjyra, Eliona ndan gjatë gjithë kohës fotografi të së voglës së saj plot dedikime me ndjenjë.
“E dashur bijë, nëse do mund të të jepja një dhuratë në jetë, kjo do të ishte aftësia për të parë veten tënde me sytë e mi”, shkruan ajo krah fotos së Galas.
Megjithëse ajo na ka treguar të voglën e saj, ende nuk ka bërë publik fotografin e bashkëshortit të saj, duke e mbajtur jetën private larg mediave dhe kamerave. (foto nga bashkëshorti)
Kohët e fundit, modelja Aurela Hoxha është përfolur mjaft se ishte shtatzënë.
Megjithatë lidhur me aludimet Aurela nuk ka dhënë një përgjigje, derisa plasi “bombën” dhe publikoi një fotografi me beben e saj në krah.
Modelja prej shumë kohësh është zhvendosur në Barcelonë për të jetuar, pas martesës sekrete me një biznesmen të njohur spanjoll.
Këta ishin disa prej Vipa-ve që u bënë prindër në 2021, disa i kemi ndjekur prej fillimit të shtatzënisë dhe disa na benë surprizë.