Rep-pop/ 'Maratonë filmash' për Krishtlindje! 'I vetëm ne shtëpi' dhe 'Grinch', shijoni festën në grohtësinë e familjes dhe argëtohuni

25 Dhjetor 2021, 16:45| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 16:48

  • Share

Shkëmbeni dhuratat, hani darkën dhe pa humbu kohë mblidhuni së bashku për të ndjerë atmosferën e Krishtlindjeve pranë njeri-tjetrit edhe përmes një filmi klasik të festave.

Rep-pop nën magjinë e Krishtlindjeve ka përgatitur një listë me filmat më të bukur.

Një film argëtues, ku ndihet fort magjia e Krishtlindjeve është “The Princess Switch”. Dy gra identike në pamje por krejtësisht të ndryshme në personalitet takohen rastësisht. Ky është edhe momenti që jeta e tyre ndryshon përgjithmonë, pasi ato vendosin të ndërrojnë vende dhe të jetojnë jetën e njëra-tjetrës.  Kështu ato gjejnë jetën dhe dashurinë e vërtet.  Ky është “The Princess Switch” 1 por nëse këtë mbrëmje do të zgjidhni të bëni një maratonë kinematografik, atëherë nuk duhet të humbisni 2 dhe 3!

Nga lista e filmave që duhet të shihni këto festa nuk mund të mungojë “The Polar Express”!

Aventura e Tom, djaloshit skeptik për ekzistencës e Babagjyshit është ajo që ka nevojë çdo fëmijë dhe i rritur për t’i rikthyer shpresën.  Gjithçka nis kur ai bëhet një udhëtar i trenit me destinacion polin e veriut, për të takuar atë...të preferuarin e...Babagjyshin!

Asnjë listë me filma nuk është e plotë nëse nuk ka një Grinch dhe ky version i animuar i vitit 2018 nuk duhet humbur! “The Grinch” është krijesa e lezetshme jeshile që urren festat, ndaj dhe vendos që më ndihmën e qenushit të tij të vjedhë Krishtlindjet!  Por shumë shpejtë e gjithë rrjedha e filmit ndryshon, kur akullin në zemrën e tij e shkrin ngrohtësia dhe dashuria.

Filmi “Elf”, pavarësisht se është publikuar në vitin 2003, vijon të jetë një nga më të preferuarit e Krishtlindjeve!  Buddy, është një njeri i rritur nga Babagjyshi dhe ndihmësit e tij në Polin e Veriut Megjithëse shumë i lumtur mes tyre, ai e kupton se ka diçka që nuk shkon..*efekt* ndaj vendosë të shkojë në New York për të njohur nga afër babain e tij Biologjik! Por sigurisht New York nuk është Poli i Veriut! Ai më në fund gjen babain, por a do e pranoj ai?

Krishtlindjet nuk janë njësoj pa Kevin, djaloshin 8-vjeçar nga “Home Alone” që familja e tij e harron aksidentalisht në shtëpi dhe ikën me pushime.  Teksa Kevin shijon kohën i vetëm në shtëpi, 2 hajdutë profesionisht tentojnë të vjedhin shtëpi, një gjë të cilën ai nuk e lejon! Kështu nis aventura e 8-vjeçarit dhe e jona!

Mblidhni familjen, falni përqafime dhe shijoni kohën dhe filmat së bashku.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?