Lifestyle

REP-POP/ Marilyn Monroe, Julia Roberts dhe Audrey Hepburn, fustanet ikonike që shënjuan skenat e filmave historikë

15 Tetor 2021, 22:26| Përditesimi: 31 Janar 2022, 19:00

  • Share

Një veshje e bukur mund të zbukurojë një skenë filmi, por një veshje e mrekullueshme e bën atë të paharrueshme.

Moda inspirohet nga filmat klasik, që nuk e humbin asnjëherë cilësinë dhe finesën.

Më poshtë do të ndjekim disa prej fustaneve ikonike që kanë lënë shenjën e tyre, jo vetëm në filmin ku u shfaqen por në historinë e kinematografisë.

E kush mund të harrojë skenën e famshme të Marilyn Monroe me fustanin e bardhë dhe pozën karakteristike në “The Seven Year Itch”. Askush! Siç nuk mund të harrojmë fustanin e bardhë të derdhur mbi trupin e gruas më të bukur në vitet 50.

Në filmi Breakfast At Tiffany’s, me fustanin e saj të zi ikonik është shfaqur figura e modës, Audrey Hepburn.  Shumë vajza dhe gra janë frymëzuar nga look-u i saj në këtë film, duke e rikthyer në mënyrat e tyre origjinale.

Me flokët, buzët dhe fustanin e kuq, Julia Roberts në filmin “Pretty Woman” nuk la vetëm Richard Gere dhe punëtorët e hotelit pa fjalë por edhe të gjithë shikuesit prej vitit 1990. 

Brenda anijes më të famshme në botë, Titanikun, Kate Ëinslet përveç performancës së jashtëzonshme në rolin e Rose, i ka dhënë nota romantike me fustanin e saj të zi me detajet e bukura skenës ku doli për një takim me Jack.

E kush mund të harrojë Elvirën, gruan fatale nga filmi “Scarface”?

Tony Montana, ra në dashuri me Elvirën, kur e pa për herë të parë në fustanin e saj elegant ngjyrë blu, i cili ka bërë të paharrueshëm edhe skenën e kërcimit.

Këto ishin disa prej fustaneve në historinë e filmit, të cilat do të frymëzojnë, do të rikrijohen dhe do të mbetën të paharrueshme

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?